Home / Kryesoret / Sela- Dimovskit: Mos shit përalla

Sela- Dimovskit: Mos shit përalla

Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët” para foltores së Kuvendit tha se në Kuvend po aktrohet se po respektohet Rregulloja, ndërsa realisht sipas tij po bëhet mbledhja e Komitetit Qendror të VMRO-së.

“Ndoshta e keni të nevojshme se ju ka munguar debati i brendshëm. tani për të gjithë opinionin, ka Deklaratë të përbashkët të partive shqiptare dhe kjo Deklaratë është e reja e politikëbërjes në Maqedoni. E përsëris ka deklaratë dhe ju mund ta quani Platforma e Tiranës si të doni”, tha Sela duke shtuar se e vërteta është se kanë kaluar 20 vjet nga marrëveshja e Ohrit dhe nuk është implementuar.

“E vërteta është se duhet të flasim edhe për gjenocidin, e vërteta është se ju ende keni tendenca gjenocidale ndaj shqiptarëve kur thoni nëse doni të drejta shkoni në tiranë. Ilija Dimovski këtu mos vij të shesë përralla, por le të jep biografinë e tij. prandaj Platforma politike ka edhe vlen për ata”, tha Sela.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *