Home / Kryesoret / Sela: VMRO-DPME si më luti për koalicion, si më thërrisnin në telefon

Sela: VMRO-DPME si më luti për koalicion, si më thërrisnin në telefon

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në debatin “Rruga drejt”në Alsat ka folur për raportet me VMRO-DPMNE.

I pyetur nëse ndonjëherë është takuar me zyrtarë të VMRO ai këmbëngul se asnjëherë vetëm se është dëgjuar në telefon dhe se i kanë kërkuar bashkëpunim.

“Unë nuk kam kontakte me zyrtarë të VMRO ka pasur tendenca të gjithë më kanë thirur në telefon dhe i njoh, të ulemi të bisedojmë e të bëjmë qeveri, unë mendjen e kam ndarë nga fillimi kur kam hyrë në politikë dhe nga lëkura nuk mund të dal, në qoftë se sillemi me apetite do shndërohemi në shëmtira, këtë pjesë të historisë e kam mësuar kur kam pasur mundësi dhe kam qenë nxënës i mirë nuk do kthehem shumë por më ktheni dhe në atë histori kam mësuar se maqedonët janë pjesë e sllavëve të jugut dhe kanë ardhur në fillim të shekullit VI, sikur të isha takuar me VMRO sot do ishte në qeveri bashkë me BDI, unë nuk jam palaco nuk mund të takoj dhe të jap numrat dikujt që flet kundër meje e gjuhës time që tre herë në ditë më ka sjellë inspektorët në komunë, nuk kam bërë marrveshje por kam dhënë mbështetje pa asnjë kusht por kur të bëhet qeveria do ulemi do bisedojmë dhe do nënshkruajmë marrveshje”, ka thënë mes tjerave lideri i LR PDSH Ziadin Sela./Zhurnal/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *