Home / Lajme / Maqedoni / Selmani kërkon që Manojllovski të jetë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë

Selmani kërkon që Manojllovski të jetë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë

Naser Selmani, kreu i Shoqatës së Gazetarëve, ka kërkuar që në krye të Kuvendit të Maqedonisë të jetë deputeti i BDI-së, Branko Manojllovski, transmeton Gazeta Express.

“Përflitet se kryetari i ardhshëm i kuvendit të Maqedonisë do të jetë një shqiptar. Kandidat më të mirë për këtë funksion se sa deputeti i Rekës së Gostivarit, Branko Manjollovski, një shqiptar i krishterë për momentin është figura më integruese mes maqedonevë të krishterë dhe shqiptarëve mysliman. Ai është ilaçi më i mirë kundër politikës nacionaliste pansllaviste të Gruevskit.Shumica e shqiptarëve të Maqedonisë janë mysliman dhe me këtë gjest do ta lajmë borxhin ndaj vëllëzërve tanë të krishterë. Pakujdesia e jonë bëri që ata të tëhuajsohen! Nga fjala në vepër do të përdëftojmë para botës së qytetëruar se edhe mes shqiptarëve të këtyre anëve frymon mirëkuptimi ndërfetar. Manojllovskin e dua kryetar të Kuvendit edhe për cilësitë e tij si njeri, si qytetar. I mençur, i urtë, i zgjuar dhe i çiltër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *