Home / Lajme / Rajon / Senati i SHBA-së në prag të raftikimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Senati i SHBA-së në prag të raftikimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Senati amerikan, me 97 vota “pro” e ka përkrahur masën procedurale me çka ka përfunduar  diskutimi dhe u është mundësuar senatorëve që të pronocohen për Protokollin për pranim të Malit të Zi në NATO.

Për përfundimin e debatit  votuan 97 senatorë, ndërsa kundër ishin senatorët nga Kentaki, Rend Pol dhe kolegu i tyre partiak nga Juta , Majk Li.

Lideri i shumicës republikane, senatori nga Kentaki, Miç Mekonel theksoi në fillim të seancës se votimi pozitiv për protokoll për Malin e Zi do t’i japë shenjë vendeve të tjera që  duan të inkuadrohen në Aleancë se rruga  për anëtarësim është e vështirë, por nuk është e kotë. Ai citoi se SHBA-ja dhe aleatët evropianë  ballafaqohen me një numër kërcënimesh dhe se NATO edhe më tej është një aleancë e rëndësishme, publikoi Zëri i Amerikës.

“Presidenti rus Vladimir Putin, në të gjitha mënyrat përpiqet që t’i frikësojë vendeve që duan të bëhen anëtare të NATO-s dhe të rritë ndikimin e Rusisë, deklaroi Mekonel.

Senatori nga Kentaki Rend Pol, i vetmi që publikisht e kundërshton hyrjen e Malit të Zi në Aleancë , theksoi se NATO-ja  nga pranimi i Malit të Zi dhe 2.000 ushtarëve të saj  nuk do të ketë shumë dobi.

Ai vlerësoi se pranimi i Malit të Zi do të paraqiste financime shtesë dhe detyrim ushtarak për SHBA-në dhe  nuk do t’i avanconte  interesat e saj të sigurisë dhe ato kombëtare. Pol tha se nuk dëshiron që SHBA-ja, me pranimin e Malit të Zi të obligohet se do të dërgojë ushtarët e saj në konflikt potencial, nëse duhet që ta mbrojnë Malin e Zi.

Pasi dokumenti do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, Mali i ZI do të jetë vendi-anëtar i 29-të sipas Marrëveshjes së Atlantës Veriore. Protokolli është ratifikuar nga ana e 24, prej gjithsej 28 anëtareve të Aleancës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *