Home / Lajme / Rajon / Serbia posedon raketa që mund të arrijë çdo shtet të rajonit

Serbia posedon raketa që mund të arrijë çdo shtet të rajonit

Një shkrim i publikuar nga gazeta e njohur amerikane “National Interest” në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”,përcjell Kurir, transmeton Indeksonline.

Raketat “Sumadija” janë armë të montuara në kamion që mund të qëllojnë objektivin në largësi prej afërsisht 300 kilometrash.

Një ekspert i mbrojtjes nga Serbia, i cili kishte luftuar në Bosnje dhe Kroaci në vitet e 90-ta dhe kishte përjetuar bombardimet e NATO-s në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë, ka thënë për mediat ruse që këto raketa do të fluturojnë në qoftë se fqinjët e Serbisë ndihmojnë NATO-n përsëri.

“Shpresoj të mos ndodh një konflikt i tillë. Megjithatë në qoftë se ndodhë dhe dikush është aq i çmendur sa të ofroj qasje në hapësirën e vetë ajrore për palën e tretë, që dëshiron ta sulmoj Serbinë (siç kishte bërë Bulgaria në vitin 1999), tani kemi raketa që mund t’i arrijnë të gjitha vendet strategjike në rajon” ka thënë Miroslav Lazanski.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *