Home / Lajme / Rajon / Shantazh me mijëra euro djalit të ish-deputetit, burgosen të rinjtë

Shantazh me mijëra euro djalit të ish-deputetit, burgosen të rinjtë

Pesë të rinj u shpallën fajtorë dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda për gjobëvënie ndaj djalit minoren të një ish-deputeti.

 Ata dyshohet se i kanë zhvatur një total prej 26 mijë eurosh të birit të ish-ligjvënësit Ibrahim Bruka, kirurg, duke e kërcënuar me publikimin e një fotoje ku i mituri tymoste një cigare kanabis.

Gjobat janë vjelë në shuma që varionin nga 2500 deri në 5 mijë euro gjatë 12 episodeve të ndryshme të regjistruara në harkun kohor janar –prill 2016. Të pandehurit Rogers  Ademaj, Fatmir Gjeta, Ilir Shehu dhe Luan Lama u fajësuan për akuzën e ‘shtrëngimit me anë të kanosjes në dhënien e pasurisë”, ndërsa I pandehuri Shkëlqim Spahiu për “moskallëzim krimi”. Procesi ndaj tyre u zhvillua I shkurtuar ndaj ata përfituan ulje me 1/3 e dënimit./Panorama

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *