Home / Lajme / Kronika e zezë / Shantazhoi me fotot intime shoqen, dënohet me dy vite burg studenti

Shantazhoi me fotot intime shoqen, dënohet me dy vite burg studenti

Shantazhoi me foto intime duke i marrë 200 mijë lekë shoqen e universitetit dënohet me dy vite burg studenti nga Durrësi me iniciale E.V.

Dënimin e tij e ka dhënë gjykata e krimeve të rënda e cila ka gjetur fajtor të riun që studionte në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Arrestimi i studentit është bërë në një lokal në Durrës ku në momentin e takimit me studenten që ai shantazhonte ka marrë dhe paratë me premtimin që do fshinte fotot.

Pas kallëzimit të vajzës që u shantazhua prej dy muaj policia ka mbajtur në vëzhgim E.V duke e arrestuar atë në flagrancë sapo ka marrë lekët dhe njëherazi i ka sekuestruar dhe celularin ku ishin fotot intime të studentes.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *