Home / Lajme / Botë / Shefi i policisë e alarmon Gjermaninë: Priten sulme terroriste në çdo kohë

Shefi i policisë e alarmon Gjermaninë: Priten sulme terroriste në çdo kohë

Shefi i Policisë Federale të Gjermanisë, Holger Muench, ka thënë se Gjermania duhet të jetë syhapur kundër kërcënimit që vjen nga sulmet ekstremiste.

Ai ka thënë sot para gazetarëve se mund të ketë sulme në Gjermani në çdo kohë

Ai shtoi se humbja e territorit nga ISIS në Irak dhe Siri mund të bëjë që ky grup terrorist t’i rrisë përpjekjet për të kryer sulme, veçanërisht në vendet perëndimore.

Autoritetet e sigurisë në Gjermani konsiderojnë se janë 616 ekstremistë potencialisht të rrezikshëm për të kryer sulme. Nga ta, gjysma janë momentalisht jashtë shtetit, ndërsa nga ata që ndodhen në Gjermani rreth 100 janë në burg.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *