Home / Kryesoret / Sherri i fëmijëve kalon te nënat, një grua bën për spital kunatën

Sherri i fëmijëve kalon te nënat, një grua bën për spital kunatën

Sherri i nisur mes fëmijëve kaloi te nënat, duke bërë një grua të përfundojë në spital.

Rudina M., 35 vjeçe, banuese në Lushnje, akuzohet se gjatë ditës së djeshme ka goditur me bastun druri motrën e bashkëjetuesit.

Më konkretisht ajo ka goditur me shkopin në kokë motrën e bashkëjetuesit, E.V., 36 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Noa.al mëson se gjithçka ndodhi pasi dy fëmijët e grave po ziheshin mes tyre, duke bërë që në konflikt të përfshihen dhe nënat. Pas sharjeve me fjalë 35- vjeçarja ka nisur të godasë kunatën, duke e bërë për spital.

E dëmtuara bëri denoncim në polici, duke çuar në arrestimin e Rudinës.

35- vjeçarja u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *