Home / Kryesoret / Shilegov e quan politikën e VMRO-DPMNE letër “tualeti”

Shilegov e quan politikën e VMRO-DPMNE letër “tualeti”

Zëdhënësi i LSDM-së sot e ka kualifikuar qasjen e VMRO-DPMNE siç tha ai një letër ‘tualeti” e cila, sipas tij, do të dështojë “së shpejti”.

Tensionet midis LSDM dhe VMRO-DPMNE janë rritur shumë sot pas pjesës së parë të seancës së parlamentit, ku deputetët e VMRO-DPMNE janë vardisur herë njëri e herë tjetri për të folur si dhe ‘replikuar’ me njëri-tjetrin, skenar ky i partisë së Nikolla Gruevskit për të penguar punën normale të parlamentit.

Petre Shilegov tha se ngjarja e sotme në parlament pasqyron “gjendjen” e deputetëve të VMRO-DPMNE dhe llojet e pengesave të tyre ndaj themelimit të institucioneve të reja të vendit.

“Seanca e sotme flet se në çfarë gjendje janë deputetët e Gruevskit që t’i ikin përgjegjësisë dhe kriminalitetit të tyre” tha në një konferencë për shtyp Shilegovi.

“VMRO-DPMNE  po zhvillon politikë ‘facoletë tualeti’,  por shumë shpejt me këto facoleta do t’i fshijnë  lotët e tyre”, vazhdoi më tutje zëdhënësi i LSDM-së.

Shilegov tha se qytetaret “janë dëshmitarë sot dhe e kanë të qartë  se kush dëshiron që ta thellojë krizën. Replikat mes vete janë thyerje e rregullores së kuvendit… Nëse vazhdohet kështu do të pësoj kolaps sistemi shtetëror dhe e gjithë ekonomia. Bëjmë thirrje që sa më shpejt të përfundojnë  këto replika… që është edhe thyerje e rregullores së Kuvendit”, tha Shilegovi.

Por deputetë të VMRO-DPMNE thonë se ajo çfarë ndodhi në pjesën e parë të seancës së sotme qenka “debat” parlamentar.

“Shilegov nuk e di rregulloren e kuvendit.  Jemi dëshmitar që ditëve të kaluara  nga LSDM-ja bënë thirrje për debat.  Ja këtu (parlament) është vendi për debat por deputetet e LSDM-së po i ikin këtij debati,” tha Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp pak pas Shilegovit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *