Home / Lajme / Rajon / Shkariq: Ivanov, gjeneratori i krizës

Shkariq: Ivanov, gjeneratori i krizës

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhunshëm ka shkelur Kushtetutën”, kështu thotë profesori universitar, Svetomir Shkariq.

Sipas tij, presidenti i shteti është i detyruar që t’i jep mandatin secilës do parti që ka përkrahjen e shumicës parlamentare.

“Me mos dhënien e mandatit të partisë e cila ka siguruar shumicën parlamentare, shefi i shtetit ka devalvuar aktin konstitucional. Nuk është e drejta e tij, por obligim që të jep mandatin kryetarit të LSDM-së, pas përkrahjes se 67 deputetëve dhe si mandatar të formojë Qeverinë” thotë Shkariq, përcjell Gazeta Express.

“Ivanov me këtë vendim shkaktoj krizë edhe më të thellë. Me apo pa qëllim ai po krijon një gjendje delikate dhe kaotike në vend. Ai vazhdon të jetë gjeneratori i krizës, duke u munduar që me shantazhe të shkoj kundër dëshirës së popullit, dhe në të njëjtën kohë të margjinalizojë Parlamentin. Presidenti kujdesët për unitetin, kurse Organi ligjvënës ka për detyrë sovranitetin dhe kushtetutshmërinë”, sqaron Shkariq.

Sipas tij janë plotësuar të gjitha elementet për formimin e qeverisë dhe për këtë është e nevojshme që menjëherë të thirret seanca në të cilën do të zgjidhet kryetar i parlamentit dhe të kalojnë më pas në formimin e qeverisë.

Shkariq gjithash propozon që të mos përjashtohet mundësia edhe për votëbesim të Ivanovit për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

Ai gjithashtu i bën thirrje Ivanovit që të tregon se cilët ekspert juridik i ka konsultuar për vendimet skandaloze të cilat po i publikon.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *