Home / Kryesoret / Shkëndijë e gatshme për sfidën e radhës – (VIDEO)

Shkëndijë e gatshme për sfidën e radhës – (VIDEO)

Shkëndija pas 10-të ditëve kompletohet në seancat stërvitore, pasi një pjesë e futbollistëve munguan shkaku i angazhimeve në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. Ibraimi dhe Radeski ishin me përfaqësuesen A në sfidën kualifikuese me Lihtenshtajnin në Vaduz, ku duhej të mernin pjesë edhe Hasani dhe Bejtullai, mirëpo dolën nga kombinimi shkaku i lëndimeve. Ndërkohë Murati e Totre, së bashku me Radeskin e bashkuar më vonë ishin me përfaqësuesen U 21 në sfidat kontrolluese me Malin e Zi dhe Bullgarinë, me këtë të dytën të fituar 1:0 pikërisht me golin e Radeskit. Skuadra “kuqezi” tashmë  zhvillon përgatitjet e fundit për vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kur në fundjavë përballet me Makedonija Gj.P.. Pauzën në kampionat për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018” trajneri Brdariç ka vendosur ta shfrytëzojë vetëm për seanca stërvitore, pa luajtur ndonjë ndeshje kontrolluese. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *