Home / Shëndeti / Shmangeni këtë përbërës nëse nuk dëshironi të zgjoheni gjatë natës për të urinuar

Shmangeni këtë përbërës nëse nuk dëshironi të zgjoheni gjatë natës për të urinuar

Nëse nevoja për të urinuar është duke jua ndërprerë gjumin e ëmbël çdo natë, atëherë kura për këtë mund të jetë në ushqimin që e konsumoni gjatë ditës.

Në një studim të fundit të kryer nga hulumtues japonezë, thuhet se kripa është fajtori kryesor i këtij fenomeni,

Hulumtuesit kishin studiuar 321 meshkuj dhe femra të cilët kanë vuajtur nga nevoja për të urinuar gjatë natës – ku zgjoheshin të paktën një herë gjatë natës për të urinuar – dhe që konsumonin shumë krip gjatë ditës.

Hulumtuesit u kishin kërkuar pjesëmarrësve të zvogëlojnë sasinë e kripës që e konsumojnë përgjatë 12-javëve, dhe rreth 70 për qind prej tyre kishin arritur ta zvogëlojnë sasinë e kripës që e konsumojnë nga 10.7 gramë në ditë në 8 gramë në ditë.

Dhe me këtë zvogëlim të sasisë së kripës, ishin zvogëluar edhe “udhëtimet” që i bënin në tualet gjatë natës. Pra, shkencëtarët tregojnë se kripa është shkaktari kryesor i nevojës tuaj për të urinuar gjatë natës dhe duhet të përpiqeni ta zvogëloni sasinë e konsumimit të këtij produkti, nëse veç dëshironi të mos e prishni gjumin e ëmbël.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *