Home / Lajme / Rajon / Shoferi i autobusit përplas vogëlushen në Fier…nuk i jep as ndihmën e parë!

Shoferi i autobusit përplas vogëlushen në Fier…nuk i jep as ndihmën e parë!

Një vajzë e vogël mbeti e plagosur në një aksident rrugor pasi u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën.

E vogla 6-vjeçare u përplas nga një autobus që drejtohej nga një 34-vjeçare, në lagjen 1 Maji të qytetit të Fierit. Pas goditjes që fatmirësisht nuk rezultoi me probleme të rënda për jetën, shoferi me banim në fshatin Greshicë të Mallakastrës është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i ofruar ndihmën e parë vogëlushes.

Pas ndjekjes, policia vuri në pranga shoferin me Dashamir L. mbi të cilin rëndojnë dy akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *