Home / Kryesoret / Shpallen 10-të gratë më të suksesshme menaxhere për vitin 2016

Shpallen 10-të gratë më të suksesshme menaxhere për vitin 2016

Agjencia Marili mbrëmë e ka organizuar përzgjedhjen e 21-të të Top grave më të suksesshme menaxhere për vitin 2016.

Dhjetë gratë më të suksesshme menaxhere janë: Susana Bllazhevska, menaxhere e përgjithshme e “Afërditë S” – Shkup, Elena Vasilevsky Gjeorgieva, zëvendës menaxhere e përgjithshëm i poliklinikës “Denta ES” – Shkup, Olgica Georgieva, menaxhere e përgjithshëm i Ateljes së modës “GO Gjorgieva Olgica” – Shkup, Elena Antonovska Edizer, menaxhere e përgjithshëm në “Ars Lucida” – Shkup, Biljana Karamanoleska, menaxhere e përgjithshme në “Svetit na kolores” – Shkup, Ena Nornild, menaxhere e përgjithshme në “Dan-Mak” – Shkup, Enkeleda Stefanovska, menaxhere e përgjithshme në “SHA Verbum” – Shkup , Elida Trajkovska, menaxhere e përgjithshme “Sekjurikom “- Shkup, Aleksandra Cvetanovska Markoviq, menaxhere e përgjithshme në” Vardar Ekspres Travel” – Shkup dhe Viktoria Shotaroska, menaxhere e përgjithshme në” P.I.K. Ko “- Shkup.

Vijnë kryesisht nga sektori privat, nga gjithë shteti, ndërsa kur është e mundur përfshihet edhe diaspora. Gratë dominojnë në veptimtaritë e shërbimit dhe në fushën e financave. Zakonisht udhëheqin biznese të vogla dhe të mesme.

лидија трипуноска марили

Menaxherja e përgjithshme e agjencisë Lidija Tripunovska thotë se në konkurrencë kanë qenë 30-40 gra dhe se nga 90 për qind të grave të zgjedhura janë në pozicionet menaxhere të përgjithshme dhe se në ato pozicione janë vite më të gjata.

Që të jenë pjesë e Top 10 grave më të suksesshme, duhet që ato të jenë të mirë pranuara në mjedisin e tyre të punës edhe atë jo vetëm nga ekipi i menaxherëve, por edhe nga të gjithë të punësuarit, duhet të jenë nga fusha dhe veprimtari të ndryshme.

Sipas Tripunoskës, këto përzgjedhje kanë kontribuar për ngritjen e nivelit të perceptimit për gratë në shoqërinë tonë dhe në biznes

Deri më tani janë përzgjedhur 210 gra si menaxhere më të suksesshme në vend. Çdo vit përzgjidhen tradicionalisht nga 10, ndërsa vitin e kaluar me rastin e jubileut 20 vjeçar janë përzgjedhur 10. 

жени менаџерки

Në kuadër të manifestimit për të tretën herë me radhë u mbajt edhe ditë tematike kushtuar jo vetëm grave menaxhere, por edhe çdo gruaje bashkëkohore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *