Home / Kuriozitete / Shpjegimi i endrrave

Shpjegimi i endrrave

Shpjegimi i endrrave prej shkronjes L deri ne P .
LAVIRINTH
Në qoftë se thjesht shikoni një labirint, do të ngatërrohen çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur je brenda, do të ngatërrohesh në një dashuri të rrezikshme. Në qoftë se arrin të dalësh nga një labirint, do të përmirësohet gjendja jote dhe për këtë do të të ndihmojë një grua. Në qoftë se shihni se keni humbur brenda në një labirint dhe përpiqeni të dilni, do të keni lehtësim nga mërzitjet.Në qoftë se shihni se humbni në një labirint i cili është i errët, do të keni episode të padëshirueshme në fushën e dashurisë.
LAJ
Në qoftë se ëndërroni sikur po lani duart tuaja, keni bërë diçka shumë të keqe dhe mirë është të mos e bëni më që të mos shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur po lani fytyrën ose kokën, do t’ju bëhet një propozim shumë i rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur po lani trupin, mirë është të lini mendjemadhësinë tuaj mënjanë që të mos pësoni dëme. Në qoftë se shikoni sikur po lani dyshemenë e shtëpisë tuaj, do të pësoni degjenerim nga njerëzit që ju rrethojnë.
LAJKA
Në qoftë se shikon sikur shokët të bëjnë lajka, njerëzit të akuzojnë për sjelljen tënde ndaj dhe duhet të korrigjohesh që të mos pësosh më të këqija.
LAJME
Në qoftë se merr lajme të mira, do të rrezikosh. Por në qoftë se lajmet janë të këqia dhe sidomos nëse qave, njëkohësisht do të keni mirësi dhe gëzim.
LAJMËTAR
Në rast se shikon dikë, lajme të mira. Dhe në rast se je ti humb kot kohën me një çështje.
LAKËR
Në qoftë se shihni që hani lakër të pabërë, ju presin hidhërime dhe mundime, në qoftë se është e gatuar, do të ndeshni vështirësi të mëdha në në çështjet tuaja.
LAKURIQ
Në qoftë se shihni se jeni lakuriq, ju pret varfëri ose sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni që bridhni lakuriq nëpër rrugë, do të lehtësoheni nga mërzitjet, në qoftë se laheni në det lakuriq ju presin hidhërime. Në qoftë se shihni një grua të bukur lakuriq, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do të dështoni nga të gjitha anët. Këdo që të shohësh lakuriq, nuk është për mirë.
LAKURIQ NATE
Në qoftë se je në një udhëtim detar dhe ëndërron një lakuriq nate, do të kaloni tronditje të madhe. Në qoftë se dëgjoni lakuriq nate të bërtasë, një familje e njohur e juaja, do të humbasë një pjesëtar. Në qoftë se e shikoni duke fluturuar në dhomën tuaj, atë gjë të paligjshme që keni ndër mend ta bëni nuk do të ketë sukses, dhe në qoftë se do ta provoni që ta bëni do ta bëni do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një lakuriq nate, do t’i shmangesh një rreziku shumë të madh nga i cili rrezikohej jeta juaj.
LARASKË
Në qoftë se shikon laraskë të rrijë, një armik i fshehtë mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se të vërsulet dhe të prek armik, do të godasësh interesat tuaja. Në qoftë se e vret, do t’i sundosh një herë e mirë armiqtë.
LARO
Në qoftë se ëndërroni laro, një person shumë negativ do që t’ju bëjë keq dhe ndoshta do të pësoni një sëmundje nga sytë ose diçka tjetër.
LAVDI
Në qoftë se shikon nderime dhe lavdi, prit mërzitje. Në qoftë se shikon se lavdërojnë dikë tjetër, ai do të pësojë aksident.
LAVDËROHEM
Në qoftë se ëndërron sikur lavdërohesh, do të ulesh dhe do të degjenerohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të lavdërohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët.
LECKË
Në qoftë se ëndërroni lecka duke u djegur, do të keni humbje ekonomike dhe rënie psikologjike. Në qoftë se shikoni copa të ndera, do të anullohen punët tuaja. Në qoftë se shikoni sikur ngjyrosni lecka, do të zhgënjeheni nga njerëzit më të afërt.
LEDHATOJ
Në qoftë se shikon të ledhatosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të ledhatojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.
LEGEN
Në qoftë se shikon një legen bosh dhe të pastër, do të të vijë një e mirë e papritur. Në qoftë se e shikon me ujë do të të vijnë të mira, por me pak pengesa. Në qoftë se je i ri ose e re do të gjeni vështirësi në çështjet e dashurisë dhe do të keni hidhërime dhe dëshprime. Në qoftë se është me shkumë, keni shpresa akoma. Në qoftë se është legen i ri i papërdorur, do të merrni lajme të këndshme. Në qoftë se e blen ose e shet, do të të ndodh një ngjarje e këndshme.
LEGJENDË
Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një legjendë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një legjendë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.
LEH
Në qoftë se sheh ose dëgjon një qen të leh dhe të vërsulet, një armik mundohet të të bëj keq.
LEJE
Në rast se merr leje do të lehtësohesh pak nga mërzitja që ke.Dhe në qoftë se je ushtarak do të ngjitesh më lart.
LEJLEK
Në qoftë se shihni lejlek mbi çatinë e shtëpisë, do të thotë se do t’ju dalë ndonjë pengesë në punët tuaja. Në qoftë se shihni që vrisni lejlek dhe e hani, do të humbni shumë para, në qoftë se një bujk sheh një ëndërr të tillë, do të ketë dëme në të korra.
LEKË
Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë lekë, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të pësojë dëme ekonomike, në qoftë se shihni se humbni lekë, do të trashëgoni pasuri.
LEOPARD
Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz, që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek leopard do të thotë se do t’i sundosh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të sundojnë dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë leopard do të sëmuresh, por jo rëndë.
LEPUR
Në qoftë se shihni që kapni ose përkëdhelni lepur të bardhë, keni shokë të mirë, në qoftë se lepuri është i zi, do të mërziteni nga ana ekonomike. Në qoftë se hani lepur, do të thotë shëndet dhe gëzim. Në qoftë se thjesht shikoni lepur, keni karakter të dobët, ju mungon kurajo dhe guximi.
LETËR
Në qoftë se shihni letër për të shkruajtur, do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se letra është për arsye të tjera, çështjet tuaja diku do të ngatërrohen, në qoftë se shihni letra të grisura, do të ziheni me një të njohurin tuaj.
LEVREK
Në qoftë se se e shikon dhe është dhe i gjallë, do të marrësh një lajm të gëzueshëm nga jashtë. Në qoftë se shikoni sikur hani, një lajm i papritur për diçka që e dije të humbur.
LEXIM
Nëse lexon prit lumturi dhe gëzim.
LËMË
Nëse sheh që gjendesh në lëmë, do të dëgjoni diçka të mirë. Por nëse do të bëni ndonjë udhëtim, do të keni sukses.
LËMOSHË
Në qoftë se kërkon lëmoshë do të keni mërzitje dhe varfëri ekonomike. Në qoftë se kërkon dhe nuk të japin prit degjenerim. Në qoftë se t’i jep lëmoshë do të thotë se ke zemërgjerësi.
LËNDINË
Në qoftë se shihni në ëndërr lëndinë të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikon sikur është e shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.
LËNG
Në qoftë se shihni që pini lëng frutash, do të pendoheni për diçka të keqe që keni bërë, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë lëng frutash, do të keni një aventurë erotike.
LËNGIM
Zhgënjim në çështjet tuaja, rrezik për shëndetin, rrezik në një udhëtim që keni menduar, zhgënjim dashurie.
LËPIJ
Çfarë do lloj gjëje që të shikosh se lëpin ose lëpijnë të tjerët, do të thotë ulje dhe poshtërim.
LËRIM
Në qoftë se lëron tokën mundet dhe punët tuaja do t’ju sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi lërimi i tokës është mbarësi dhe fat.
LI
Në qoftë se shikon se ju ka zënë lija, do keni shumë fitime. Në përgjithësi këdo që të shikosh që ka lijë, do të ketë fat dhe lumturi. Gjithashtu plotësim dëshire. Kush është I sëmurë në të vërtetë dhe shikon që ka lijë do të shërohet së shpejti.
LIBËR
Në qoftë se shihni që lexoni libër, do të thotë se do të keni ditë të mira, në qoftë se grisni libër, do t’ju jepet mundësia të fitoni para, në qoftë se shkruani libër, të gjitha përpjekjet tuaja, do të shkojnë kot. Në qoftë se shihni biblotekë plot me libra, do të thotë nder, lavdi dhe respekt nga shokët tuaj, në qoftë se është bosh, kujdes të rregulloni çështjet tuaja, në qoftë se thjesht shikoni bibliotekë, do të sëmureni.
LIBRARI
Në qoftë se blen një librari do të keni ndeshje gjyqësore. Në qoftë se po ndërton, do të keni suksese në çështje gjyqësore.
LIDH
Në qoftë se shikon se lidhin dikë ose të lidhin ty, do të vuash dhe do të mërzitesh.
LIGJ
Në qoftë se ëndërron në çfarëdo lloj të bëhet fjalë për ligjin, do të keni suksese të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se jeni grua, do të keni ngrohtësi bashkëshortore dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë. Në qoftë se jeni vajzë do të martoheni me një person me të ardhura shumë të mira dhe do të jetoni me të me harmoni dhe dashuri. Në qoftë se jeni të sëmurë ose të burgosur, do të çliroheni nga vuajtjet. Në qoftë se jeni pleq, do të keni një vdekje të qetë dhe në parajsë.
LIKUJDIM
Çdo lloj likujdimi që të shihni është mirë. Do t’ju dalë për mirë.
LIMË
Në qoftë se thjesht shikon në ëndërr lime, do të takosh një shok tëndin të neveritshëm i cili do të të neverisë. Në qoftë se shikon që e përdor do të humbasësh para të cilat i dije për të sigurta. Në qoftë se je grua, do të marrësh dhurata të çmueshme. Në qoftë se shikon sikur shet do të pësosh dëme materiale dhe shpirtërore. Në qoftë se je i sëmurë rrezikon të humbasësh shumë gjak.
LIMON-LIMONAT
Në qoftë se shikon limona, do të kenë një martesë të bukur pjesëtar të familjes të cilët janë beqar. Në qoftë se je plak ose i sëmurë, do të lodhesh shumë dhe do të shpëtosh në momentin e fundit.
LINDJE
Në qoftë se jeni grua dhe shihni që lindni, të prisni lumturi sidomos në qoftë se lindni vajzë. Djali do të thotë probleme dhe mërzitje. Në qoftë se jeni të pamartuar do të martoheni së shpejti, kurse të martuarit do të bëhen me fëmijë. Në qoftë se shihni që lindni shqiponjë ose luan, fëmija do të jetë djalë me personalitet të fortë. Burri që lind, do të thotë tersllëk.
Lindje do të thotë plotësim i planeve. Në qoftë se ndiqni një lindje do të keni ngritje në sektorin tuaj të punës.
LIQEN
Në qoftë se ëndërron liqen me ujëra të pastra, lumturi e papritur do të të vijë dhe gjendje të mirë familjare. Në qoftë se shikon se ka ujë të turbullt, do të biesh viktimë e një zhgënjimi nga e cila do të dalësh me shumë dëme. Në qoftë se ndriçon liqeni nga drita e diellit ose e hënës punët tuaja do të kenë sukses, por lidhjet dashurore do të shtrëngohen më shumë. Në qoftë se je vajzë dhe shikon një liqen të qetë, të do një njeri serioz dhe i drejtë. Në qoftë se shikon liqen pa ujë, por me baltë do të kesh hidhërime dhe mërzitje për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon sikur bie në liqen do të marrësh lajme të hidhura që do të t’i japë shok. Në qoftë se shikon sikur ke rënë në një liqen të thellë dhe vështirësohesh të dalësh, do të pësosh një sëmundje të rëndë nga e cila rrezikon të shpëtosh. Në qoftë se je në liqen dhe shikon peshq, do të fitosh shumë para.
LIRI
Në qoftë se shihni që jeni të burgosur dhe ju lënë të lirë, do të keni gëzim dhe lumturi.
LITAR
Në qoftë se thjesht shikoni një litar, do të keni pengesa në punën tuaj dhe ndoshta dhe mund të sëmureni lehtë.
LIVADH
Në qoftë se shihni në ëndërr livadh të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është i shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.
LIVANDË
Në qoftë se ëndërron një shishe me livandë, do të thotë fitime nga puna dhe respekt nga njerëzit. Në qoftë se i merr erë do të të lavdërojnë njerëz të cilët i dije armiq. Në qoftë se je grua ose vajzë, do të bësh fustane të bukura dhe do të tërheqësh vëmendjen e meshkujve dhe do të të kenë zili femrat e tjera. Në qoftë se shikon sikur hedh livand, do të kesh fitime të vogla nga aktivitetet tuaja.
LODHJE
Në qoftë se ëndërroni se jeni të lodhur nga puna, dikur mundimet tuaja do të shpërblehen. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të lodhur dhe ju duke punuar, mos u bëni i ngadaltë dhe dembel.
LOJË
Në qoftë se shihni që luani lojëra fati dhe fitoni, do të keni mërzitje dhe hidhërime, në qoftë se humbni do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se shihni të tjerë të luajnë, do të keni dëme ekonomike.
LOPË
Në rast se e shikon se hyn në shtëpinë tënde do të keni të ardhura të mëdha. Në rast se je tregtar apo afarist do të keni shkatërrim. Në rast se e shikon duke ngrënë, fitim të madh ose trashëgimi. Në rast se i ther do të keni rrezik.
LOPATË
Sido që ta shihni lopatën, do të thotë përparim dhe punë.
LOTË
Në çfarëdo lloj mënyre po të shikosh lotë, është gëzim.Lajme të mira.
LUAN
Në qoftë se shihni që luftoni me luan dhe fitoni, do të keni vetëm gëzim e lumturi, e njëjta ndodh kur shihni se keni pranë një luan që nuk ju bën gjë. Kujdes në qoftë se shihni që luani është i egër dhe ju sulet.
Në qoftë se shihni se vrisni luan, përmirësoni sjelljen tuaj. Në qoftë se shihni se mbyllni një luan në kafaz, do të dilni mbi konkurrentët tuaj dhe problemet që keni do të gjejnë zgjidhje.
LUANESH
Në qoftë se shikon luanesh të qëndroj e qetë, prit lumturi dhe gëzim familjar ngaqë mund të pajtohesh me armiqtë. Në qoftë se është e egërsuar dhe të vërsulet, një armik shumë i fort kërkon të të bëj keq. Në qoftë se shikon luanesh të lind do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se shikon shumë luanesha bashkë, do të marrësh lajme të mira.
LUFTË
Në qoftë se shikoni sikur është luftë, do të keni tronditje me shokët tuaj. Në qoftë se jeni grua do të keni tronditje në jetën bashkëshortore. Në qoftë se jeni vajzë dhe jeni e lidhur, do të keni ndarje.
LUGAT
Në qoftë se se shihni në ëndërr lugat, keni ndjenja faji. Ato që keni bërë, ju krijojnë një gjendje të keqe në lidhjen tuaj. Në qoftë se doni që gjërat të mos keqësohen, kërkoni të falur.
Ju presin gjyqe, grindje dhe probleme. Është mirë të gjeni zgjidhje të përshtatshme sa është akoma shpejt. Lugati në ëndërr parashikon sëmundje.
LUGË
Në qoftë se shikon të hash me lugë floriri, do të të vijë pasuri e papritur. Në qoftë se lugët që hani janë argjendi, do të keni shumë fitime. Në qoftë se janë me çfarëdo lloj metali tjetër do të keni humje.
LUGINË
Në qoftë se shikon lugina pafund dhe je i ri ke një të ardhme të shkëlqyer. Në qoftë se je plak do të kesh një vdekje të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikon sikur po ecën në një luginë pa ditur se ku po shkon do të marrësh vesh se të ka ikur një çështje shumë e rëndësishme nga duart.
LULE
Në qoftë se shihni lule në stinën e tyre, do të merrni lajme të mira, në qoftë se nuk janë të stinës ju presin vështirësi në fushën e dashurisë. Në qoftë se lulet që shihni janë të bardha, partneri juaj është mërzitur me mënyrën që i silleni, në qoftë se janë të verdha, do të keni zili në dashuri, në qoftë se janë të kuqe do të keni sukses në fushën e dashurisë. Kurora me lule të bardha, do të thotë martesë e shpejtë.
LUMË
Në qoftë se shihni në ëndërr lumë që rrjedh me qetësi dhe ujë të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se ka ujra të pista do të ndeshni pengesa në çështjet tuaja. Në qoftë se lageni nga lumi do të merrni lajme të këqija, në qoftë se shihni që përpiqeni të kaloni lumin, por nuk mundeni dhe ktheheni mbrapa, vështirësi ju presin.
LUNDROJ
Në qoftë se ëndërroni sikur lundroni me anije, do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se duke lundruar ka kohë të keqe ose fortune, prisni mërzitje dhe rreziqe.
LUSPA
Në qoftë se shikon luspa peshku dhe në qoftë se shikon sikur po i ha, do të marrësh para të cilat i dije të humbura.
LUTJE
Në qoftë se shihni që luteni përpara ikone ose ikonash, ju pret gëzim dhe lumturi në familje.
LYEJ
Në qoftë se ëndërron se je bojaxhi dhe lyen pa fitim do të marrësh gëzim. Në qoftë se lyen me para do të humbësh. Në qoftë se sheh bojaxhi do të marrësh informacione ndryshe nga ato që pret për një person. Në qoftë se lyen fytyrën, do të keni dhimbje.
LYPËS
Në qoftë se shihni që jeni lypës, ju pret varfëri dhe fatkeqësi, në qoftë se shihni dikë tjetër të lypë, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se një lypës ju hyn në shtëpi, do të merrni para të papritura. Në qoftë se jeni të martuar dhe shihni që lypni, do të keni probleme në familje.

LL

LLAFE
Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni llafe pa lidhje, do të sëmureni rëndë ju ose një i afërmi juaj. Në qoftë se dëgjoni llafe kundër dikujt tjetër, sjellja juaj është e keqe dhe përpiquni ta rregulloni atë.
LLAHTARË
Në qoftë se shikon sikur llahtarohesh nga diçka, do të vonohesh të shohësh personin që pret ta shikosh me shumë llahtarë.
LLAMBË
Në qoftë se shihni një llambë elektrike ose me vajguri të ndriçojë shtëpinë tuaj, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se drita që bën është e zbehtë ju pret varfëri dhe tersllëk. Në qoftë se jeni pranë dritës së abazhurit, do të dëgjoni shpifje për ju. Në qoftë se ndizni një llambë vajguri, do të keni shëndet të plotë.
LLASTIK
Në qoftë se shihni gjëra llastiku, do të jeni të lumtur dhe do të arrini qëllimet tuaja. Në qoftë se keni veshur rroba prej llastiku dhe ju shtrëngojnë, do të hapni probleme me sjelljen tuaj.
Gjithashtu paralajmërohet sëmundje. Në qoftë se rrobat prej llastiku ju grisen, do të lehtësoheni nga problemet tuaja.
LLAVA
Në qoftë se shihni llavë vullkani të rrjedhë nëpër mal, do të trashëgoni pasuri nga një kushëri i largët, në qoftë se ju ndjek llava dhe ju bëni vrap, do të keni fitime të papritura, në qoftë se llava është e shuar do të keni dëme ekonomike në aktivitetet tuaja.
LLËRË
Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të pista, do të merrni para të papritura, në qoftë se i keni të pastra, do të thotë se jeni dembel dhe s’do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara ose të goditura do të pasuroheni papritur.
LLOGARI
Në qoftë se shihni që bëni llogari, ju presin fitime nga puna juaj, në qoftë se paguani llogari, do t’ju kërkojë hua një shok ose i afërm. Në qoftë se bëni gabime në llogaritje, jeni njeri i mirë dhe shokët ju mashtrojnë. Në qoftë se një grua sheh që bën llogari në ëndërr, personi që dashuron e mashtron.
LLOKUME
Në qoftë se shihni që bëni llokume në ëndërr, e keni nisur keq punën tuaj, në qoftë se i hani, dëme të mëdha ju presin.
LLOTARI
Në qoftë se shihni që bleni një lloto, do të humbni lekë në lojëra fati, në qoftë se shihni që fitoni llotarinë, ju pret varfëri, në qoftë se shihni që humbni lloton që bletë, do të merrni para andej nga nuk e prisni.
LLOZ
Në qoftë se shihni lloz në derë, do të mësoni një sekret që do t’ju mërzisë.
LLUCË
Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju i hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.
LLULLË
Në qoftë se shihni se pini duhan me llullë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.
LLUPËS
Në qoftë se shikoni sikur jeni llupës ose akuzohesh nga llupësa të tjerë, kujdesni mënyrën e sjelljes tuaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është llupës, do të thotë se nuk I përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatëroheni.

m

MACE E EGËR
Në rast se e dëgjon të bërtasë brenda në shtëpinë tënde mesazh I keq. Në rast se të vërsulet do të të godasë armik. Në rast se e ledhaton, një armik i yti do të bëhet mik. Në rast se shikon dy mace të grinden, do të biesh rehat nga armiqtë.
MAGNES
Në qoftë se shikon sikur merr ilaçe të magnesis me urdhër të doktorit do të kënaqesh dhe do të qetësohesh pas një dëmi që ke pësuar. Në qoftë se je grua, do të pajtohesh me njeriun që je zënë. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë përfundimisht.
MAGNET
Në qoftë se shikon sikur përdor magnet, të respektojnë njerëz nga të cilët ke shumë interes. Në qoftë se e përdor dikush tjetër për ty, do të të simpatizojë një femër e kërkuar dhe e bukur dhe do të çmendesh pas saj. Në qoftë se je vajzë, do të çmendesh pas një djali shumë të bukur i cili do të të simpatizojë.
MAGJEPS-MAGJI-MAGJISTAR
Në qoftë se ëndërron magjistar ose që bëjnë magji në përgjithësi prit zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur je magjistar të gënjejnë shokët. Në qoftë se ëndërron burrë magjistar, një pjesëtar i familjes është dinak. Në qoftë se shikon grua magjistare, kujdes nga partneri.
MAHNITEM
Në qoftë se shikon që njerëzit janë të mahnitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i mahnitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.
MAJ
Në qoftë se është dimër ose vjeshtë dhe ëndërron sikur është maj dhe ka lule, ke akoma shpresa për tu çliruar nga vuajtjet. Në qoftë se shikon sikur pret të vijë maji, por nuk ka ardhur akoma do të çlirohesh nga vuajtjet.
MAJDANOZ
Në qoftë se shikon majdanoz, do të kesh hidhërime dhe vuajtje dhe tradhëti. Në qoftë se shikon të shkulësh do të dëgjosh fjalë të këqia për nderin tënd.
MAJË
Në qoftë se shikon sikur je në majën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ia arrin të ngjitesh, lodhesh kot se nuk do t’ia arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bie, do të degjenerohesh për sjelljen tënde të keqe.
MALLKIM
Nëse të mallkojnë, do të plotësohën dëshirat dhe nëse je beqar do të martohesh. Nëse mallkon ti, është e mirë për të tjerët dhe keq për ty.
MAJMUN
Në qoftë se ëndërron majmun ke një armik shumë dinak, por që i cili do të bierë vetë në kurthin që ka hapur për ty. Në qoftë se shikon majmun duke të lëpirë ose që e ledhaton, të zhgënjen e dashura ose partneria dhe për këtë gjë merr masat që të mos qeshë bota me ty. Në qoftë se shikon të të vërsulet majmun, do të të vërsulen armiqtë por pa mundur të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon nga larg majmun pa iu afruar, kujdes se disa të huaj mundohen të të fusin në kurth në të cilin do të biesh brenda.
MAKARONA
Në qoftë se shihni se hani makarona do të fitosh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se ju japin makarona, jeni shumë dorëlëshuar dhe do të varfëroheni. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë, do t’i bësh ti një surprizë të këndëshme atij personi. Në qoftë se I gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm I mirë. Në qoftë se I blen, është në rrezik një I njohur I joti. Në qoftë se t’i falin je shpenzues I madh dhe do të varfërohesh. Grua shtatëzënë në qoftë se shikon sikur po ha makarona do të lindë vajzë. Në qoftë se një i sëmurë shikon se ha makarona, së shpejti do të bëhet mirë.
MAL
Në qoftë se shihni se ngjiteni në mal me pemë, do të keni të ardhme të mirë, në qoftë se mali është shkëmbor do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se është me dëborë, ju presin lumturi dhe fitime. Në qoftë se zbrisni nga mali, do të dështojnë të gjitha çështjet tuaja, në qoftë se rrëzohesh nga mali, do të thotë shkatërrim dhe sëmundje.
MALLËNGJIM
Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur mallëngjeheni për vendin tuaj, do të ktheheni shumë shpejtë. Në qoftë se nuk jeni në vend të huaj, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe do të vonoheni shumë për tu kthyer.
MAMA
Në qoftë se mamaja juaj nuk jeton dhe shihni në ëndërr që ju flet, do të keni ndihmë andej nga nuk e prisni. Në qoftë se e keni mamanë dhe shihni që ju vdes, do të keni vështirësi në punë. Në qoftë se shihni që mamaja ju qorton, do të keni gëzim e lumturi në familje. Në qoftë se mamaja juaj jeton në një vend tjetër dhe shihni që kthehet në shtëpi, do të keni shumë fitime nga puna juaj.
MAMI
Në qoftë se shikon në ëndërr mami të cilën e njeh dhe i flet njëkohësisht, do të martohesh shumë shpejt në qoftë se je beqar dhe do të bësh fëmijë në qoftë se je i martuar. Në qoftë se shikon një mami të huaj do të merren vesh të fshehtat e tua. Në qoftë se je i sëmurë, do të vdesësh. Në qoftë se je shtatzënë, do të lindësh lehtë. Në qoftë se je vajzë, do të sëmuresh. Në qoftë se je burrë do të marrësh lajme të mira. Në qoftë se shikon shumë mami bashkë, do të bësh binjakë.
MANA
Në qoftë se ëndërroni jeni në mal me mana të zeza pa I prekur, do të keni një mërzitje kalimtare. Në qoftë se I prekni ose I bleni ose I shisni, do të pësoni melankoli dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur po hani, do të qani për vdekjen e një të largëti ose një shoku të vjetër ose një ish partneri tuaj. Në qoftë se shikoni sikur janë të huaja, do të mërziteni për diçka që në fund do ta kuptoni se nuk ishte dhe aq me rëndësi. Në qoftë se shikoni man në shtëpi dhe jeni të ulur mbi të, do të merrni lajme të mira dhe gëzime nga pjesëtarë të familjes. Në qoftë se gjendeni në një vend plot me mana, do të keni gëzime dhe lumturi. Në qoftë se janë të thata prisni hidhërim dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në man dhe hani mana do të arrini kulmin e pasurimit. Në qoftë se shikoni sikur mbillni mana do të merrni lajm të mirë. Në qoftë se e shartoni prisni fitime.
MANASTIR
Në qoftë se thjesht shikoni një manastir, do t’ju lenë në baltë shokët dhe do të keni vetmi dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni sikur hyni brenda do t’ju kthejnë kurrizin njerëzit që doni dhe besoni. Në qoftë se hyni brenda si murg çështjet tuaja ecin përpara.
MANDALL
Në qoftë se shikon sikur mandalli i dritares tënde është i thyer ose është i prishur, një person dinak do të të vjedhë shumë para.
MANDAT
Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një mandate, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat do të mërziteni dhe vështirë do të dilni.
MANGË
Në qoftë se shihni një mang ose grup cubash të hyjnë në shtëpinë tuaj, mund t’ju bëjnë keq dhe t’ju shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni mang, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj. Kujdes nga keqkuptimet.
MANGALL
Në qoftë se ëndërron mangall dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lart i cili, do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në mangall, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.
MANUSHAQE
Në qoftë se shikon sikur i merr erë manushaqeje ose që e mban, mirë është të vendosësh një rregull në zemrën tënde. Në qoftë se thjesht shikon, personi të cilin doni të adhuron për mënyrën e mirë të sjelljes. Në qoftë se shikon një tufë, do të marrësh një lajm të mirë.
MARANGOZ
Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni marangoz, do të keni shijime dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një marangoz ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.
MARE
Në qoftë se shikon të këpusësh mare, do të merrni lajme të mira për çështjet tuaja ekonomike. Në qoftë se i hani do të dashuroheni. Në qoftë se i bleni nuk ju kanë besim shokët. Në qoftë se i shisni do të keni mërzite dhe fund të keq në çështjet financiare.
MARGARITAR
Sido që të shikoni margaritarë, ëndrra është e mirë. Do t’ju vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.
MARINAR
Në qoftë se shikoni sikur jeni marinar dhe në të vërtetë jeni marinar ose detar, do të përmirësohet vendi juaj. Në qoftë se nuk jeni marinar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni marinar, do të merrni lajme të këqia dhe do të ndodheni në një skenë të keqe ose do të sëmureni rëndë për një kohë të gjatë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është marinar, por që nuk është në të vërtetë, do t’ju shkatërrojnë shokët të cilët kanë mësuar sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni shumë marinarë në një anije do të keni shumë fitime nga udhëtimi që keni planifikuar. Në qoftë se shikoni sikur flisni me marinarë, do të merrni një lajm ose një letër nga një person që gjendet shumë larg, do të dilni fitues nga rreziqet që do t’ju dalin përpara.
MARJE MENDSH
Në qoftë se shikon sikur ke marrje mendsh, një mendim do të mundojë për një kohë të gjatë dhe do të marrësh një lajm të keq nga një person I yti që është jashtë shtetit. Në qoftë se ndihmon dikë që i merren mend, do të japësh ti një lajm të keq tek dikush. Në qoftë se të merren mend sepse gjendesh në buzë të një gremine, do të të frikësojë një rrezik I madh për jetën.
MARMALATË
Në qoftë se shihni që hani marmalatë ose thjesht marmalatë, do të dëgjoni fjalë të hidhura.
MARTESË
Në qoftë se sheh se ndodhesh në një martesë dhe luajnë vegla muzikore, ndonjë i afërmi juaj do të vdesë, në qoftë se nuk ka muzikë dhe je i pamartuar, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni zënie ne familje.
MARTOHEM
Në qoftë se je një i ri I pamartuar dhe shikon sikur martohesh, do të marrësh lajme të gëzueshme për vendin dhe pasurinë tënde. Në qoftë se je I martuar ose e martuar dhe shikon sikur martohesh, do të keni skena dhe tronditje familjare dhe dikur mund të sëmureni. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur martoheni me gruan tuaj ose në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur martoheni me burrin tuaj, do të keni fitime dhe suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një dasëm të madhe dhe me orkestër, prisni një aksident të keq dhe vdekjen e një personi të afërt.
MARR
Në qoftë se shikoni sikur arrini të merrni diçka të cilën jua kishin marrë, do të merrni para në të vërtetë ose ato që ju kanë marrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni diçka me dhunë ose që ju marrin diçka juve me dhunë, do të bini viktimë e një nënvlerësimi tuaj dhe besimit të lehtë dhe në fund do të qani.
MARRËVESHJE
Në qoftë se shikoni sikur po bëhet marrëveshje mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni marrëveshje me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.
MASAKËR
Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur do të marrësh shumë fitime nga puna.
MASAZH
Në qoftë se shihni se një grua ju bën masazh, do të keni një aventurë erotike të këndshme, në qoftë se shihni burrë që ju bën masazh do të merrni lajme të gëzuara.
MASHË
Sidoqoftë, në qoftë se shikoni mashë, do të thotë se shokët tuaj janë shumë të këqinj dhe mundohen me çfarëdo lloj mënyre, që t’ju ulin.
MASHTRIM
Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë mashtrimi, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ja arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe do të verë dhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë, do t’ju lerë I dashuri.
MASHTRUES
Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je mashtues, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një mashtrues, do të lehtësohesh nga telashet.
MATUF
Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin matuf, është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se I thua ti dikujt tjetër, do të kesh një shok shumë të zgjuar por dinak I cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një matuf mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua, do të pësosh dëm të madh.
MBATHJE
Në qoftë se shikon sikur nuk ke veshur mbathje, do të keni mungesa. Dhe në qoftë se i ndërron, do të keni gëzim dhe lumturi dhe do të lehtësoheni nga problemet.
MBJELL
Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni sikur mbillni, do të martoheni së shpejti dhe do të lindni djem. Në qoftë se shikoni sikur mbillni fasule dhe në qoftë se keni grua shtatëzënë, do të abortojë fëmijën. Në qoftë se keni të sëmurë në shtëpi, do të vdesë. Në qoftë se shikoni se mbillni në një vend të egër, do të keni shumë fitime.
MBRËMJE
Në qoftë se shikon dhë ëndërron një mbrëmje të këndshme dhe të qetë do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se se ëndërroni një mbrëmje dimërore dhe me shi dhe furtunë, prisni tronditje shpirtërore.
MBROJTJE
Në qoftë se të vërsulen dhe mbrohesh do t’ju ikësh rreziqeve nga armiqtë e tu.Nëse në mbrojtje vret dikë, do të keni një fatkeqësi të madhe.
MBULESË
Në qoftë se shihni se mbuloheni me kuverta të kuqe, ju pret një ngjarje e këndshme që do t’ju shpëtojë nga hallet që keni. Në qoftë se ju bëni një mbulesë, do të humbni shumë shanse për të patur sukses, si pasojë e mendjelehtësisë tuaj.
MBUSH
Në qoftë se sheh se mbush ç’farë do lloj gjëje ëndrra është e mirë, pasuri, fitime.
MEDALJE
Në qoftë se sheh sikur merr medalje, do të vlerësohesh nga të tjerët. Në qoftë se sheh madalje, ëndrra do të të dalë për mirë.
MEL
Në qoftë se ëndërroni sikur bleni ose shisni mel do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni varfëri. Në qoftë se i mbani, do të keni fitime pa mundime.
MELANKOLI
Në qoftë se shikon sikur ke melankoli pa asnjë lloj arsyeje do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua do të kesh aksident. Në qoftë se je vajzë do të ngatërrohesh në dashuri të pafat. Në qoftë se je i së murë do të përmirësohesh.
MENDJE
Në qoftë se shikoni sikur po vuani nga mendja, do të pësoni dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se mendja juaj është e shëndetshme, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se ëndërroni sikur bisedohet për mendjen tuaj, do të merrni lajme të mira.
Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/shpjegimi-i-endrrave.html#ixzz4bkDJWAX4

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *