Home / Kryesoret / Shqiptarët e Kanadasë: Ivanov mos luaj me zjarr se të djeg!

Shqiptarët e Kanadasë: Ivanov mos luaj me zjarr se të djeg!

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze me seli në Toronto dhe komuniteti shqiptar që përfaqësohet në Provincën e Ontarios, janë shprehur të shqetësuar me krizën në Maqedoni, e cila sipas tyre, po përshkallëzohet dita ditës.

Ky komunitet i ka dhënë përkrahje Deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare dhe unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe kanë kërkuar që me vendosmëri interesat e kombit të vihen mbi ato partiake. Këtë kërkesë ata e kanë bërë për të “mos rënë pre e qarqeve shoviniste maqedonase, të cilat këtë krizë të thellë politike në Maqedoni mundohen ta paraqesin si një konflikt ndëretnik të shkaktuar nga shqiptarët.

“Dënojmë ashpër deklaratën e presidentit të shtetit Ivanov dhe çarqeve nacionaliste maqedonase të cilave ai u shërben dhe Platformën Shqiptare e quajti si të imponuar nga jashtë. Duam t’ia rikujtojmë atë se Shqipëria dhe Kosova janë shtetet e vetme në rajon që e kanë pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues pa e kontestuar integritetin e saj territorial, gjuhën apo kombin maqedonas, për dallim nga shtetet tjera në fqinjësinë e trazuar të Ballkanit”, thuhet në reagimin e këtij komuniteti.

Ky komunitet thotë se shqiptarët e Maqedonisë janë çelësi dhe garantuesi kryesor i ekzistimit të Maqedonisë dhe jo t’i akuzojnë për raste të inskenuara për të mbetur në pushtet.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *