Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët jetë luksoze nga paratë e drogës, detaji që i çoi në arrestim

Shqiptarët jetë luksoze nga paratë e drogës, detaji që i çoi në arrestim

Corriere.it i ka kushtuar një artikull kapjes së dy shqiptarëve për drogë nga Guardia di Financa në bashkëpunim me policinë e Brescia dhe Viareggio.

Siç raporton media italiane, shqiptarët janë kapur me 5 kg kokainë dhe me 140 mijë euro.

Mësohet se operacioni ka nisur vitin e kaluar në Brescia, ku pas një hetimi të gjatë u bë e mundur arrestimi i shqiptarit me iniciale B.P në provincën e Lucca.

Po ashtu, nga hetimet rezultoi se ishte i përfshirë edhe një tjetër person, edhe ky shqiptar, inicialet e të cilit janë Z.E, ku gjatë arrestimit tentoi që t’i ikte policisë.

Duke qenë se Z.E kishte një pasuri që nuk justifikohej nga të ardhurat, policia bëri të mundur konfiskimin e pasurisë së tij, e përbërë nga 10 mijë euro në para të gatshme, shtatë makina, një motor, llogari rrjedhëse dhe aksionet në një kompani prej më shumë se 140 mijë euro. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *