Home / Lajme / Kronika e zezë / Shqiptari kapet me 1.6 ton marijuanë në banesë (VIDEO)

Shqiptari kapet me 1.6 ton marijuanë në banesë (VIDEO)

Poicia italiane e qytetit të Brindizit ka arrestuar në flagrancë me akuzën e trafikmit të drogës shtetasin shqiptar Abaz Mamo, 22 vjeç.

Në banesën e tij me një sipërfaqe prej 70 metra katror, në një zonë të izoluar në lagjen Montenegro të Brindizit  janë gjetur 1 tonë e 610 kg marijuanë shumica e së cilës e konfeksionar me pako të mëdha prej 5 e 20 kg secila.

Lënda narkotike ishte e tëra e lagur dhe me rërë, fakt i trafikimit të saj në brigjet italiane përmes Adriatikut.

Bashkëpunëtori i 22 vjeçarit shqiptar ka mundur t’i shpëtoj arrestimit pasi në momentin e ndërhyrjes së policisë është hedhur nga dritarja e banesës duke u larguar në drejtim të paditur.

Në banesë janë gjetur dhe dy pistoleta të tipit Dan Wesson me kalibër 357 e Beretta kalibër 7,65.

Shqiptari Abaz Mamo është shoqëruar në burgun e Brindizit me urdhërin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *