Home / Lajme / Rajon / Si e mbronte në gjyq Arben Ristani djalin e Enver Hoxhës… (Video)

Si e mbronte në gjyq Arben Ristani djalin e Enver Hoxhës… (Video)

Publikohet një video e rrallë të realizuar në vitin 1995 nga “Associated Press” ku Arben Ristani, atëherë avokat i lirë mbronte në gjyq Ilir Hoxhën, djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sot Ristani është deputet i i PD-së dhe Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie.

Në vitin ’95, Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.

Ndërkohë nga filmimet e kohës, AP sjell edhe pamjet nga Blloku para 22 vitesh.

Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.

Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë.

Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.

Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.

Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes./B.W

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *