Home / Lajme / Maqedoni / Si po e korrupton Soros dhe paraja e tij një vend të vogël të Europës

Si po e korrupton Soros dhe paraja e tij një vend të vogël të Europës

Në ekonominë e politikës botërore, George Soros dhe miliardat e tij shtrihen edhe në vende të largëta si në Republikën e Maqedonisë.

Në fakt, shteti i vogël i Ballkanit po bëhet emblematikë e një beteje që po ndodh në Europë mes partive konservatore që mbështesin vlerat tradicionale dhe sovranitetin kombëtar, dhe ata që financohen nga miliarderi liberal me një agjendë ambicioze që përfshin liberalizimin e drogës, prirjeve seksual si dhe trans-nacionalizmi.

Gjërat më të komplikuara i bëjnë edhe ndërhyrjet e Kremlinit duke e bërë më të vështirë ekuacionin, shkruan Syri.net.

Vladimir Putin dëshiron që të ketë influencën e tij në Maqedoni dhe shpesh herë përplaset edhe me Soros.

Ambasadori i emëruar nga Obama në Shkup, Jess Baily, është akuzuar se ka shfaqur preferencën e tij politike kundër VMRO, dhe ka bërë të mundur negociatat midis partive shqiptare dhe opozitës.

Në një letër dërguar Baily-t më 17 janar nga anëtarët republikanë të Dhomës dhe Senatit kërkonin nga ai shpjegime për të raportuar se përse ambasada Amerikane kishte zgjedhur fondacionin e Soros (USAID) për disa projekte në Maqedoni, shkruan Syri.net.

Më 27 shkurt USAID merr një kontrate prej 2.54 milionë $, me ku projekti përfshinte trajnime të qytetarëve si  “aktivizmit qytetar”, “mobilizim,” dhe “angazhimin qytetar.”

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Soros ka një histori të gjatë të ndërhyrë politike në të gjithë botën në ndjekje të ëndrrës së tij të kufijve të hapur, qeverisjen globale dhe erozionin rajonal partikularizmit, atë që ai e quan “shoqëri të hapur”.

Pavarësisht gjithçkaje, partitë politike që ambasadori amerikan ishte ndërmjetës arritën që të negocionin. Bashkimin Social Demokratike dhe tri parti shqiptare me bazë etnike, Bashkimi Demokratik për Integrim, Besa, dhe Aleanca e shqiptarëve, arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri.

Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov të mërkurën ka refuzuar që t’i japë Bashkimit Social Demokrat një mandat për të formuar një qeveri, sepse udhëheqësi i saj, Zoran Zaev, pranoi në heshtje kërkesën e partive shqiptare që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë, raporton Syri.net.

Shqipëria është një vend tjetër ku aktivitetet e Soros dhe fondacionit të tij janë gjithashtu nën hetim për mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Dhe në Shqipëri, gjithashtu, gjejmë një ambasador të epokës Obama, Donald Lu, i cili mbështet Sorosin.

Rama, është shumë i afërt me Soros pasi mori pjesë edhe në dasmën e tij në vitin 2013.

Kremlini i Putinit në mënyrë rutinore dhe oportuniste përpiqet për të manovruar veten në politikën e Europës. Burime thonë se ai ka komplotuar për të vrarë Kryeministrin e Malit të Zi vitin që kaloi.

Reuters njoftoi se të enjten, më 2 mars, Rusia akuzoi Shqipërinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian po përpiqet të imponojë një qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *