Home / Shëndeti / Si të çelni ngjyrën e flokëve pa kimikate!

Si të çelni ngjyrën e flokëve pa kimikate!

Shumica e bojërave të flokëve janë me të vërtetë të dëmshme për organizmin. Ka pasur prova se përdorimi i rregullt i bojërave të flokëve mund të shkaktojë një numër të komplikimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe rritje të rrezikut të kancerit. Kjo ndodh pasi bojërat e flokëve janë të pasura me kimikate, shumica e të cilave janë të dëmshme.

Por, ka disa alternativa shumë të mira natyrore për të arritur ngjyra të shndritshme pa dëmtuar flokët. Kjo recetë ju shërben gjithashtu për të ushqyer flokët, ndërsa i çel ata natyrshëm.

Përbërësit që ju duhen janë:

3 lugë çaji ujë të ngrohtë
1 bustinë çaj kamomili
1 lugë gjelle mjaltë organik
1 gjysëm limoni i shtrydhur
Pasi të zhysni bustinën e çajit në ujin e ngrohtë, lëreni për disa sekonda dhe përzieni mirë përbërësit në ujin e ngjyrosur. Me ndihmën ë një furçe aplikojeni mbi pjesët e flokëve që doni të zbardhni. Pas 20 minutash mund të lani flokët si zakonisht. Këtë proces mund ta përsërisni sa herë që lani flokët, pasi nuk është i dëmshëm. Nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion, konsultohuni me mjekun. Video e mëposhtme ju tregon më shumë për detajet e kësaj maske.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *