Home / Shëndeti / Si të dalloni infeksionet e lidhura me diabetin, masat që duhet të ndërmerrni

Si të dalloni infeksionet e lidhura me diabetin, masat që duhet të ndërmerrni

Shumica e infeksioneve fatmirësisht mund të mjekohen me sukses, por ju duhet të jeni në gjendje të dalloni dhe njihni simptomat për të marrë trajtimin shëndetësor. Diabeti mund të ulë aftësinë e organizmit tuaj për të luftuar infeksionet. Glukoza e rritur në gjak çon në nivele të rritura të sheqerit edhe në indet e organizmit tuaj. Kur kjo ndodh, bakteret shtohen dhe infeksioni mund të zhvillohet shumë më shpejt.

Tendencat më të shpeshta të infeksioneve janë fshikëza urinare, veshkat, infeksionet vaginale, gingivat, këmbët dhe lëkura. Trajtimet e hershme të këtyre infeksioneve mund të parandalojnë komplikime serioze.

Shenjat paralajmëruese të infeksionit
– Temperaturë 38.3 gradë Celsius
– Djersitje ose ethe
– Puçrra në lëkurë
– Dhimbje, shtangie, skuqje ose ënjtje
– Plagë ose prerje që nuk shërohen

Dhimbje fyti, gërvishtje në fyt, ose dhembje kur gëlltitni
– Rrjedhje nga hundët, kokë dhembje, ose ndjeshmëri në pjesët e sipërme të mollëzave
– Kollitje të vazhdueshme, të thatë ose të lagësht, e cila zgjat më shumë se dy ditë
– Njolla të bardha në gojë ose në gjuhë
– Nauze, vjellje ose diarre
– Simptoma të ngjashme me gripin (ethe, dhembje, kokë dhembje ose lodhje) ose ndjenjë të përgjithshme përkeqësimi
– Kruarje vagjinale
– Probleme me urinim: dhembje ose djegie, nxitje të vazhdueshme ose urinim të shpeshtë
– Urinë të gjakosur, të errët, ose me erë të rëndë

(d.d/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *