Home / Shëndeti / Si të digjni kalori (edhe dhjamë) pa bërë ushtrime fizike

Si të digjni kalori (edhe dhjamë) pa bërë ushtrime fizike

Ndërsa është një gjë fantastike që të arrini trupin e ëndrrave pa u djersitur në ushtrime fizike, këto të fundit mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni më shpejt.
Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të shkrini dhjamin pa stërvitje fizike, thjesht duke rregulluar stilin e jetës dhe dietën ditore.

Mbani një ditar ushqimi
Thjesht duke shkruar se çfarë keni ngrënë, mund të jetë e mjaftueshme që të dobësoheni.
Hidheni lugën dhe merrrni një stilolaps. Do të bëheni më të ndërgjegjshëm për sasinë dhe cilësinë e gjërave që keni ngrënë. Dalëngadalë filloni të ulni kaloritë e marra ditore me 50 dhe 100 kalori.

Përqendrohuni të ushqimet që djegin kalori
Ushqimet e pasur ame proteina si vezët dhe bulmetrat pa yndyrë e nxisin metabolizmin që të djegin kalori.
Përqendrohuni tek këto 3 ushqime:
Ushqimet me proteina
Këto lloj ushqimesh e nxisin trupin të djegë kalori. Përqendrohuni tek arroret, kosi, qumështi, vezët, shpendët dhe peshku.
Fibrat
Ky karbohidrat i veçantë ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak. Konsumoni fruta, perime dhe drithërat e plotë.
Hekuri
Keni nevojë për ushqime të pasur me hekur. Merreni nëpërmjet mishit të kuq pa yndyrë, spinaqit, thjerrëzave dhe bishtajoreve.

Acidet yndyrore omega 3
Këto yndyrna të shëndetshme zvogëlojnë inflamacionin dhe pakësojnë rrezikun e prekjes nga depresioni. Nëse merrni në masë omega 3 do të ndjeheni gjithë kohës në humor të mirë, ndërsa harxhoni dhe kalori. Konsumoni peshk dhe shtoni dhe farat e chia-s dhe fara liri.

Bëhuni më aktivë gjatë ditës
Kjo nuk do të thotë që duhet të shkoni dhe të djersisni në palestër. Nëse peshoni 68 kg ju mund të digjni 170 kalori vetëm nëse punoni në kopsht 30 minuta dhe 150 kalori në gjysmë ore lojë me fëmijët. Harxhoni dhe më shume kalori nëse peshoni më shumë se kaq.

Merrni në konsideratë joga-n
Ndonëse këto aktivitete nuk ndikojnë në djegien direkt të kalorive, ata çlirojnë stresin. Kjo jo vetëm ju ndihmon të mos merrni peshë nga stresi, por do t’ju bëjë më të gëzuar, më të qetë dhe më të ekuilibruar.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *