Home / Kuriozitete / Si të pastroni hekurin e rrobave me dy truke të thjeshta

Si të pastroni hekurin e rrobave me dy truke të thjeshta

Hekurosja mund të mos jetë puna e preferuar e ne femrave, por hyn në listën e gjërave që duhen bërë. Askujt nuk i pëlqen të paraqitet në një takim pune ose në një darkë mes miqsh me veshje të zhubrosura që duken sikur janë mbledhur tani nga teli.

 Po për të realizuar një hekurosje të mirë duhen ndjekur disa instruksione, si për shembull të përcaktoni gradimin në bazë të masterialit të veshjes, të përdorni ujë të distiluar (në pamundësi për ta blerë në market, përdorni ujin që përftohet nga kondicioneri) etj.

Duke qenë se hekuri kalon mbi sipërfaqe të ndryshme si të leshta, stampime apo përçina dhe zinxhirë rrezikon të krijojë shenja të djegurash dhe ndryshku. Living ju njeh me dy truke të shpejta që do ju lehtësojnë punën në çdo moment.

Kripë dhe verë e bardhë: Kombinimi i verës së bardhë dhe kripës së jodizuar ju ndihmon të mbani gjithmonë të pastër dhe të shkëlqyeshme piastrën e hekurit. Në një enë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë çaji me kripë dhe një filxhan kafeje me verë të bardhë. Më pas merrni një sfungjer, njomeni me këtë lëng dhe pastroni piastrën e hekurit ndërkohë që është ende e ngrohtë.

Sodë buke dhe lëng limoni: Këta dy përbërës arrijnë të heqin smërçin poshtë hekurit. Shtojini të dy në një enë me ujë dhe fërkoni piastrën e hekurit me një leckë prej mikrofibre. Nëse vini re që në hekur ka njolla të theksuara ngjitjeje apo dhe ndryshku mund të bëni një pastë më sodë buke dhe ujë dhe lëreni të veprojë poshtë hekurit për disa minuta.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *