Home / Lajme / Maqedoni / Sindikata e Jugohrimit proteston, bllokon autostradën Tetovë-Shkup

Sindikata e Jugohrimit proteston, bllokon autostradën Tetovë-Shkup

Sindikta e kombinatit metalurgjik Jugohrom sot në shenjë proteste nga ora 11:00 ka bllokuar autostradën Tetovë-Shkup.

Kërkesat e Sindikatës mbesin të njëjta, duke kërkuar me çdo kusht rihapjen e Jugohromit, me ose pa ndertimin e stacionit filtrues duke thënë se Jugohrom nuk e ndotë ajrin ambiental.

Por nga ana tjetër, OJQ Ekologjike insistojnë se Juhohrom është shkaktari më i madh i ndotjes dhe se nuk duhet assesi të hapet pa vendosjen e filtrave.

Për nesër është paraparë që krerët e sindikatës të takojnë kryeministrin Emil Dimitriev, nga ku presin se do të mesohet se çfarë do të ndodh me fatin e 800 punëtorëve që kanë mbetur pa punë.

Autostrada do të qëndrojë e mbyllur deri në ora 13:00.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *