Home / Lajme / Rajon / Skandali i mishit nga Brazili, bllokohen 188 ton mish pule e derri në Durrës

Skandali i mishit nga Brazili, bllokohen 188 ton mish pule e derri në Durrës

“Porti i Durrësit është i vetmi prej të cilit hyjnë ngarkesat me mish nga Brazili. Për një muaj, çdo import i këtij produkti nuk do të lejohet të kalojë ne territorin shqiptar, pa iu bërë më parë analizat.”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bllokuar importet prej dy ditësh.

Këtij urdhëri i është shtuar një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron autoritetet që të bëjnë kontrolle derisa të jetë e qartë nëse mishi brazilian është brenda standardeve.

Deri tani, Shqipëria ka bllokuar 134 ton mish derri dhe 54 ton mish pule, në magazinat frigoriferike të tre subjekteve që ndodhen në Tiranë, një në Fier dhe një tjetër në Elbasan.

Kontrollet po kryhen pasi mishi i ardhur nga Brazili ka arritur të thyejë edhe rregullat e sigurisë në vendet e Bashkimit Europian. Destinacioni i tij është për çdolloj konsumi.

Por sa e kanë autoritetet shqiptare nën kontroll situatën? Shoqata e Prodhuesve të Mishit thotë se siguria ushqimore në vendin tonë nuk është aty ku duhet.

Ekspertët e ushqimit thonë se është e vështirë të fshehësh mishin e kalbur, për shkak të eres së tij, por dyshimet janë se mbi të hidhen solucione që largojnë çdo lloj arome.

33 zyrtarë në Brazil janë nën hetim për dyshime se janë përfshirë në skandalin e eksportit të mishit të viçit të kalbur. Brazili eksporton çdo vit 11 miliardë dollarë mish, duke nxjerrë në vend të dytë Kinën, nga fuqia eksportuese e këtij produkti.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *