Home / Lajme / Maqedoni / Skenarët (jo) real për dalje nga kriza

Skenarët (jo) real për dalje nga kriza

Në kohën kur presidenti Ivanov refuzon të ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit, ekspertët juridikë vlerësojnë se 2 janë opsionet më të mundshme për zhbllokimin e krizës. Sipas tyre mundësia e parë është që presidenti Ivanov të…

Në kohën kur presidenti Ivanov refuzon të ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit, ekspertët juridikë vlerësojnë se 2 janë opsionet më të mundshme për zhbllokimin e krizës. Sipas tyre mundësia e parë është që presidenti Ivanov të tërheq vendimin jo kushtetues dhe dorëzojë mandatin ndërsa rruga e dytë ligjore sipas tyre është që shumica parlamentare të iniciojë mbledhjen e kuvendit.

“Shumica parlamentare e siguruar me 67 deputetë të jenë unik dhe të kërkojnë thirrjen e seancës. Nëse kryesuesi i tashëm refuzon, nga mazhoranca parlamentare do të caktohet deputeti më i vjetër dhe ai do ta konvokojë dhe udhëheq mbledhjen plenare dhe në atë mbledhje duhet të përfundojë çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe në seancë tjetër do të bëhet zgjedhja e qeverisë dhe aprovimi i programit që duhet të pranohet nga parlamenti”, tha Osman Kadriu, ekspert juridik pwr Alsat-M.

Profesori Kadriu po ashtu vlerëson se për zhbllokimin e situatës partitë duhet të tregojnë unitet.

“Mendoj se për këto aktivitete në veçanti përgjegjësi kanë partitë shqiptare ata nuk mund të qëndrojnë indiferent nuk mund të rrinë në dorën e dytë në krahasim me LSDM ata janë të barabartë në të drejtat që kanë dhe obligimet që kanë ndaj parlamentit dhe qytetarëve nuk guxon parlamenti të mbetet i mbyllur”, thotë profesor Kadriu për Alsat-M, transmeton Gazeta Express.

Për ekspertët juridik edhe spekulimi për tërheqjen e mundshme të ministrave shqiptarë nga qeveria aktuale nuk do të ishte zgjidhje e situatës. Për ta edhe qeveria aktuale nuk ka legjitimitet pasi radhët e tyre nuk janë rinovuar pas zgjedhjeve të fundit ku një pjesë e tyre janë edhe deputetë.

Po ashtu as aspekti moral i tërheqjes së BDI-së dhe mbetja e VMRO-së në qeveri nuk do të luante ndonjë rol.

Sipas tyre qeveria aktuale nuk mund të llogaritet me atributet e një qeveria të mirëfilltë as për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Por ekspertët njëzëri theksojnë se nëse do të tentohej për një Përzhino 3 as ajo nuk do të realizohet pa vullnet politik.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *