Home / Kryesoret / SKUADRA KOMPLETOHET ME RIKTHIMIN E REPREZENTUESVE – (FOTO & VIDEO)

SKUADRA KOMPLETOHET ME RIKTHIMIN E REPREZENTUESVE – (FOTO & VIDEO)

tafi teknik më në fund ka në shërbim futbollistët që kanë munguar për shkak të angazhimeve me ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. Tani më të kompletuar në seancat stërvitore përgatitet plani për ndeshjen e të dielës me Makedonija Gj.P. në Tetovë. 

Shkëndija pas 10-të ditëve kompletohet në seancat stërvitore, pasi një pjesë e futbollistëve munguan shkaku i angazhimeve në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. Ibraimi dhe Radeski ishin me përfaqësuesen A në sfidën kualifikuese me Lihtenshtajnin në Vaduz, ku duhej të mernin pjesë edhe Hasani dhe Bejtullai, mirëpo dolën nga kombinimi shkaku i lëndimeve. Ndërkohë Murati e Totre, së bashku me Radeskin e bashkuar më vonë ishin me përfaqësuesen U 21 në sfidat kontrolluese me Malin e Zi dhe Bullgarinë, me këtë të dytën të fituar 1:0 pikërisht me golin e Radeskit.

Ndërkohë Zejnullai dhe Fazllagiq patën angazhime me përfaqësuesen U 18. Tani më kur ndeshjet ndërkombëtare kaluan, gjithë futbollistët janë kthyer në skuadër dhe stafi teknik më në fund mund të punojë me formacion komplet. Vëmendja është kthyer ka sfida e të dielës me Makedonija Gj.P. në Tetovë, takim që përket me xhiron e 24-t të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa pas ritmit të shtuar javën e kaluar, tani më punohet me intenzitet më të nivelizuar për të pritur sa më të përgatitur përballjen e rradhës nga e cila priten tre pikë te reja.

 

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *