Home / Kryesoret / Sokoli e të tjerët nga Manastiri deri në Shkup përcillen me helikopter dhe masa të forta policore

Sokoli e të tjerët nga Manastiri deri në Shkup përcillen me helikopter dhe masa të forta policore

Sami Ukshini dhe të burgosurit e tjerë të grupit të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe burgu i Prilepit deri në Shkup përcillen me helikopter dhe autoblinda tokësore, informon INA.

Qytetarët e Manastirit theksojnë se nga orët e mëngjesit nis të qarkullojë helikopteri dhe e kemi të qartë se ka gjykim për Kumanovën, sepse asnjëherë më parë nuk kemi hasur në mobilizim të tillë.

Sipas tyre helikopteri fluturon nga Manastiri drejt Shkup, duke shoqëruar eskortën e mjeteve të blinduara. “Po e kam hasur dhe ai tërë kohën fluturon në shoqëri të mjeteve të blinduara që transportojnë të burgosurit”, thotë për INA, një qytetar i Manastirit.

Në burgun e Manastirit kanë dërguar komandant “Sokolin” (Sami Ukshini), Ardijan Bujarin dhe Shefqet Hallaqin. Ndërsa në burgun e Prilepit kanë dërguar Demë Shehun, Muhamet Krasniqin – “Malisheva”, Valdet Zekajn dhe Nexhmedin Likën.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *