Home / Lajme / Botë / Sondazh: CDU dhe SPD të barabarta

Sondazh: CDU dhe SPD të barabarta

 Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, sondazhi më i ri i mendimit publik tregon se demokristianët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe socialdemokratët e Martin Shulc kanë rezultate të barabarta.

Sipas sondazhit, të cilin INSA e zbatoi për gazetën “Bild”, CDU fitoi një për qind pikë më shumë se paraprakisht dhe tani ka 32 për qind mbështetje, ndërsa mbështetje për SPD është e pandryshuar dhe arrin gjithashtu 32 për qind.

Alternativa majtiste për Gjermaninë ka mbështetje prej 11 për qind, Majtistja 8,5 për qind, ndërsa të Gjelbrit 6,5 për qind.

Sondazhi, në të cilin nga 24 marsit deri sot marrin pjesë 2.034 njerëz, është zbatuar një ditë pasi konservatorët e kancelares Merkel fituan në zgjedhjet rajonale në krahinën Sar.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *