Home / Lajme / Rajon / Sonte në Teatrin Dodona në Prishtinë do të jepet shfaqja “Jeta jem, Shneta jem”

Sonte në Teatrin Dodona në Prishtinë do të jepet shfaqja “Jeta jem, Shneta jem”

Një shoqëri e zakonshme e të rinjëve jeton ne Prishtinë. Por, kur Bardhi vë në rrezik shoqërinë e tij për shkak të sjelljës vetjake, Dielli vendos t’i marr punët në duart e tij. Gjatë telasheve që krijohen, del në pah se e dashura e Bardhit, Alba, ka një sekret që “shkund” lidhjet mes shoqërisë.

Luajnë: Dren Buza, Margarita Ukaj, Genta Ramadani, Qendrim Mucolli, Rita Thaqi, Lirim Mucolli, Xhemë Qorri, Kosovare Thaqi, Kaltrina Morina.

Organizatore: Agnesa Xheladini
Moderator: Flakron Rexhepaj
Asistent: Art Kaçamaku
Ndriqimi dhe zërimi: Skender Latifi

“Jeta jem, Shneta jem” adreson mungesen e edukimit seksual ne kurikulat arsimore.

Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.

Shfaqja teatrale “Jeta jem, Shneta jem” nga Artpolis është krijuar në kuadër të projektit “Njohja dhe promovimi i të Drejtave të shëndetit riprodhues dhe edukimi seksual përmes artit dhe angazhimit të të rinjëve”.

Kjo performancë është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, e financuar nga BE dhe e mbështetur nga RrGGK.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *