Home / Kryesoret / Sot 18 vite NATO bombardoi territorin e ish-Jugosllavise

Sot 18 vite NATO bombardoi territorin e ish-Jugosllavise

Shkruan: Shkodran Ramadani

Sot jane bere 18 vite qe nga koha kur NATO nisi fushaten e saj te bombardimeve mbi territorin e ish-Jugosllavise.

Sipas nje procesi te auditimit te kryer nga BBC, gjate ketyre bombardimeve NATO:

– Leshoi me shume se 23 mije bomba dhe raketa
– Shpenzoi me shume se 150 milione funta ne karburante vetem ne javen e pare
– Shkaterroi gati gjysmen e prodhimit industrial te ish-Jugosllavise
– I shkaktoi dem ekonomise ish-jugosllave ne vlere prej 1.74 miliarde funtesh (bazuar ne ekspertet serbe)

Nga vleresimet e auditorit te luftes, kjo kampanje u kushtoi vendeve anetare te NATO-s 2.5 miliarde funta. Ekipi i BBC-se me Jane’s Defence Weekly gjeti se vetem dita e pare e bombardimeve mbi territorin e ish-Jugosllavie kushtoi 44 milione funta.

Ky audit tregon se SHBA-te ishin kontribuesit me te medhenj, me 1.6 miliard funta, te percjellur nga gjermanet me 207 milione funta, britaniket me 192 milione funta, francezet me 111 milione funta, e keshtu me radhe.

Ekspertet ekonomike besojne se ate kohe ish-Jugosllavia kishte zevendesuar Shqiperine si vendi me i varfer ne Evrope. Me shume se 30% e popullsise se rritur kishte mbetur pa pune. Ne mase te madhe kjo ishte produkt i bombardimeve te NATO-s qe kishin ne shenjester jo vetem caqe ushtarake, por edhe infrastrukturore dhe ekonomike.

Ky audit i BBC-se shkruan se, bazuar ne analizat e Komisionit te Danubit, vlera e rindertimit te 8 urave mbi Dabub te bombarduara nga NATO kap shifren e se paku 80 milione funtave, 10 here me shtrenjt sesa kushtoi shkaterrimi i tyre.

Ne kete artikull te BBC-se ka folur edhe Srboljub Antic, ekonomist serb, qe thote: “Per shkak te intervenimit te NATO-s, Serbia humbi 40% te GDP-se se saj. Ne poashtu humbem 44% te prodhimit industrial. Tani kemi se paku 250 mije njerez te papune dhe situata sociale eshte katastrofe e vertete. Nese mbeshtetemi vetem ne kapacitetet tona, neve do te na duhen 40 deri ne 80 vite per t’u rimekembur. Askush nuk mund te pret aq gjate. Neve na duhen te huajt, ndihme dhe investime nga jashte.”

Keto jane vetem disa nga shifrat qe rrefejne per vendosmerine e vendeve mike te Kosoves ne ate kohe. Ky raport tregon per anen financiare te stories se Kosoves ne ato 78 dite.

“Ne kurre nuk vendosem nje standard kur morem vendim per te nisur kete fushate. Ne nuk thame se do te ndalemi ne dy dite, kater dite, tete dite, dhjete dite. Ne do te vazhdonim dhe shpenzonim deri sa te perfundonim punen qe nisem,” thoshte Wesley Clark.

Perfundi avioneve bombardues ndodhte tmerri i vertete. Vuajtjet u shtuan gjate atij intervali, me shume kosovare te maltretuar, debuar, dhunuar, vrare e masakruar nga forcat serbe. Por bashke me bombat e NATO-s u rrit edhe shpresa se njemend Kosova do e fitonte luften, sic edhe ndodhi me pas.

Para se te fillonin bombardimet, NATO disa here kishte shtyer ultimatumin ndaj Serbise kryenece dhe ndonjehere nuk ishim edhe aq te sigurte rreth asaj se a do te bombardohej Serbia ose jo.

Por sages se shtyerjes se ultimatumeve i erdhi fundi nje dite dhe sot jane bere 18 vite qe nga dita kur Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Javier Solana deklaroi se NATO kishte nisur avionet e saj per te bombarduar ish-Jugosllavine.

Une, familja dhe dhjetera refugjatet qe kishim ne shtepi ishim mbledhur para televizorit dhe teksa po percillnim me vemendje deklaraten filluam te gezoheshim, edhe pse me hezitim se disi e nuhatnim eren e rrezikut qe po vinte bashke me ato bombardime.

Megjithate gezimi ne ate moment ishte me i madh se cdo frike e cdo mendim i erret dhe disa nga ne duartrokitem e disa nuk u permbajten dhe nga gezimi u leshuan ne vaj. Ajo ndjenje e perzier me gezim, frike e shprese ende nuk eshte vyshkur dhe kurre nuk do te vyshket.

Ne kete foto eshte kapur momenti i bombardimit te bazes ushtarake serbe ne Prishtine nga NATO ne nje nga netet e marsit te 1999 dhe per shkak te bombave e raketave si kjo, ndonjehere nuk ishte edhe aq e lehte qe ta dallonim diten nga nata. Keto kujtime jetojne me ne.

Ajo qe bene vendet mike per ne eshte dicka qe kurre nuk mund te shpaguhet.

Perjetesisht falenderues!

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *