Home / Kryesoret / Sot në Maqedoni shënohet Dita botërore e poezisë

Sot në Maqedoni shënohet Dita botërore e poezisë

Klubi letrar ,,Metafora”, (i themeluar nga Shoqata për kulturë ,,Tradita” – Tetovë), do të organizojë Manifestimin letrar ndërkombëtar ,,Shtigje poetike”. me rastin e  21 marsit – Ditës botërore të poezisë,

Kjo veprimtari letrare do të mbahet më 21 mars 2017 (e martë), në orën 19:00, në Klubin e artistëve ,,Oda”, në Tetovë.

PEN Qendra e Maqedonisë dhe Biblioteka Universitare dhe Kombëtare ‘Shën Klimenti i Ohrit’ sot në hapësirat e BUK-së do ta shënojë Ditën botërore të poezisë,

Qarkore do të dërgojë poetesha Gordana Mihaillova-Boshnakoska, kurse në ngjarje do të marrin pjesë poetë anëtarë të PEN Qendrës së Maqedonisë,

Në pjesën muzikore të kremtimit të poezisë do të performojë kori kamertal ‘Heruvimi’.

Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Tetovë, organizon Orë poetike me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Poezisë! Për të gjithë poetët pjesëmarrës do të ndahen Mirënjohje dhe libra. Ora letrare do të mbahet në Galerinë e Artit – Tetovë,

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *