Home / Lajme / Maqedoni / Sot në Shkup fillon kursi për oficerë të rinj në ARM

Sot në Shkup fillon kursi për oficerë të rinj në ARM

Sot në Akademinë Ushtarake në Shkup do të fillojë kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional që kanë kryer arsimin e lartë dhe të cilët do të bëhen oficerë të ARM-së, transmeton Gazeta Express duke iu referuar MIA-s.

Siç bëhet e ditur nga kjo agjenci, në orën e parë akademike do të flasë edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Përndryshe, me nxjerrjen e oficerëve nga grupi i nënoficerëve dhe ushtarëve profesionist që kanë kryer arsimin e lartë, ministria thotë se tregon përkushtimin e madh për ARM-në, veprim që bëhet më shumë se tetë vite.

Këta kandidatë do të kryejnë kursin tremujorë dhe do të bëhen oficerë në drejtimin e duhur të tyre, si në atë juridik, komesar, teknik, pastaj drejtimin financiar, muzikor dhe të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *