Home / Kryesoret / Sot ose nesër bujqit do të marrin subvencionet

Sot ose nesër bujqit do të marrin subvencionet

Bujqit më së voni sot ose nesër duhet t’i marrin subvencionet, gjithsej 224.571.508 denarë, për të cilat Agjencia për Pagesore tashmë i ka nënshkruar fletëpagesat. Deri në fund të muajit, në mënyrë shtesë do të paguhen edhe 170 milionë denarë, për të cilat listat momentalisht hartohen dhe duhet të sillen në Agjencinë Pagesore për nënshkrim.

Siç deklaroi drejtori i Agjencisë Pagesore Igor Zllatkov, para ka edhe ato transferohen në mënyrë etapore. Fillimisht, dokumentacioni komplet, i verifikuar paraprakisht drejtpërdrejtë në terren, dërgohet deri te Agjencia për nënshkrim, në bazë të kësaj nënshkruhen fletëpagesat dhe pastaj paratë lëshohen në thesar, ndërsa që atje tek shfrytëzuesit në mbështetje.

Sipas Zllatkovit, është logjike se fillimisht do të realizohen subvencionet nga viti 2015, pagesa e së cilës nuk është harruar, por është ngadalësuar për shkak të kontrolleve. Bëhet fjalë për përqindje shumë të vogël për kopshtari, prodhim, vreshtari, pemëtari, blegtori, farë e certifikuar, dhe material mbjellës, rritjen e lopëve, dhive, derrave, bletëve dhe shpendëve.

“Subvencionet nga viti 2015, të cilat do të realizohen tani, nuk janë pagesa të harruar, por janë pagesa, të cilat kanë qenë lëndë të kontrollit. Agjencia Pagesore paguan mbështetje vetëm në bazë të kontrollit të kryer. Kjo do të thotë se nëse dikush dorëzon grurë, qumësht, …. ne duhet të shkojmë në terren, të verifikojmë ku janë ato dokumente, ku prodhuesi i ka dorëzuar, në cilën ndërmarrje blerëse, madje atëherë bëjmë fletëpagesë. Nga këtu, të gjitha subvencionet tjera nga viti 2015 kanë qenë lëndë e kontrollit, ndërsa procesi është zvarritur sepse personat, tek të cilët është kryer kontrolli ose nuk kanë qenë në shtëpi ose nuk e kanë pasur dokumentacionin e plotë…”, sqaroi drejtori.

Nuk duhet, tha Federata e fermerëve ose kushdo qoftë tjetër të tregojë se fillimisht duhet të procedohen mjetet nga viti 2015.

“Nëse nuk do të ishte Federata e Fermerëve, nuk do të dinim se si të punojmë. Kështu që, kuptohet se kur një person ka borxh në dyqan, fillimisht e paguan borxhin e bërë më moti, e pastaj pjesën tjetër”, theksoi Zllatkov. Drejtori potencon se para ka dhe ato janë në Agjencinë Pagesore, ndërsa subvencionet flenë në llogaritë e shfrytëzuesve më së voni një – dy ditë pas nënshkrimit të urdhëresës.

“Nuk janë të sakta pohimet se nuk ka para në shtet. Rreth 92 deri në 93 milionë denarë veç më janë në llogarinë e Agjencisë Pagesore, barriera administrative në aspekt të dokumentimit tim është tejkaluar dhe vetëm të martën janë nënshkruar urdhëresa për pagesën e 224.571.508 denarë të cilët prej nesh shkojnë në trezor dhe prej atje në llogari të odave bujqësore”, nënvizoi drejtori. Në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, Agjencia Pagesore është e obliguar deri më 30 qershor të vitit vijues t’i transferojë subvencionet nga rekolta paraprake.

Deri nesër, 31 mars, planifikohet të përgatiten vendime për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar nga viti 2016 (faza e tretë) për rreth 170.000.000 denarë. Përgatitja e propozim-vendimit për vitin 2016 do të vazhdojë në kontinuitet deri më 30 qershor, për gjithsej 3.540.000.000  denarë. Nga këto, siç informon Zllatkov, për kultura janë 800.000.000 denarë, për kopshtari 370.000.000 denarë, për vreshta 400.000.000 denarë, për pemëtari 350.000.000 denarë, për prodhimin e farës së certifikuar dhe fidanë 40.000.0000, për ruajtjen e lopëve 450.000.000, për ruajtjen e dhenve 770.000.000, për ruajtjen e dhive 80.000.000 denarë, për ruajtjen e derrave 130.000.000, për bletë 125.000.000 dhe për shpezët 25.000.000 denarë.

Nga 224.571.508  denarë tani më të paguara ndihmë financiare, 157.178.973 denarë janë për prodhimin dhe shitjen e qumështit në vitin 2016, 1.343.451  për oriz nga rekolta 2015, 18.352.002 për prodhimi dhe shitje të qumështit për vitin 2015, 4.437.365  për prodhim dhe shitje të qumështit për vitin 2014, 5.700.192 ndihmë shtesë për fermerët e regjistruar në vitin 2015, 28.361.976 ndihmë shtesë për aktivitet bujqësor në rajonet me mundësi të kufizuara për vitin 2015 dhe 9.197.549 për prodhim organik në vitin 2015.

“Pasi t’i dorëzojnë listat, të gjitha ndërmarrjet të cilat blejnë duhan, prodhuesit të cilët e kanë dorëzuar rekoltën, duhet t’ju paguajmë 1.500.000.000  denarë. Së shpejti planifikohet përgatitje edhe e këtyre propozim-vendimeve nga programi për vitin 2017”, shtoi drejtori.

Për subvencionet direkte në vitin 2017, Qeveria ka siguruar 100 milionë euro, por për shkak të interpretimit të ndryshëm të Kodit zgjedhor pas zgjedhjeve të fundit parlamentare erdhi deri në pengesa në pagesën e tyre. Pas hyrjes së Zlatkov në funksionin drejtor i Agjencisë Pagesore, pagesa vazhdon pa pengesa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *