Home / Lajme / Botë / Sot takohen Erdogan dhe Putin

Sot takohen Erdogan dhe Putin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për konfliktin në Siri dhe Irak, për marrëdhëniet ekonomike dhe energjetike si dhe për përpjekjet për të luftuar terrorizmit.

Vizita e Erdoganit në Moskë, vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Erdogan është kritikuar rëndë nga autoritetet gjermane pasi ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, pasi disa qytete gjermane anuluan tubimet e planifikuara nga ministriat e qeverisë turke.

Tubimet kishin për qëllim që të fitojnë mbështetjen e votuesve turq që jetojnë në Evropë për referendumin e prillit në Turqi, i cili do t’ia zgjeronte fuqitë kushtetuese Erdoganit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se “ky është proces për normalizimin e mëtejmë të raporteve pas disa momenteve të krizës”.

Turqia dhe Rusia mbështesin palë të kundërta në luftën në Siri.

Raportet e tyre po ashtu u përkeqësuan kur avionët turq rëzuan një avion luftarak rus në nëntorin e vitit 2015.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *