Home / Kryesoret / SOT U MBAJTË SEANCA PË SHKELJEN E ALIM ALIUT – (VIDEO)

SOT U MBAJTË SEANCA PË SHKELJEN E ALIM ALIUT – (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore Kumanovë sot vazhdoi seanca kundër 30-vjeçarit të akuzuar Boban Iliq, i cili është i dyshuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu.

Në seancën e sotme, u shpreh njëri nga dy personat ekspertë, neuropsikiatri nga Klinika për neuropsikiatri, i cili tha se i akuzuari nuk ka pasur motiv psikopatologjik, nuk ka qenë në gjendje të frikës patologjike, nuk ka pasur çrregullim të përkohshëm shpirtëror, por në çdo rast, theksoi, ka qenë i frikësuar sepse ka menduar se e ka të rrezikuar integritetin fizik.

Sipas ekspertit, kur përdoret termi “me paramendim” duhet të gjendet motiv, i cili mund të jetë me çrregullim të përkohshëm shpirtëror ose në personalitet asocial, personalitet psikopat, por tek i akuzuari kjo nuk ka qenë.

Ndaj kësaj ka reaguar avokatja e familjes Aliu dhe nëna e Almirit, të cilët do të kërkojnë nga Prokuroria themelore si shtesë e dëshmisë të eliminohen, sipas tyre mungesat në ekspertizën aktuale.

Avokatja e të akuzuarit të parë Stevan Pavllevski, tha se pajtohet me rrëfimin e perfonit ekspert.

Avokati i falmiljes Aliu, Asmir Alispaiq, theksoi se do të kërkojë ekspertizë shtesë sepse ekspertiza e sotme, sipas tij është selektive, sepse siç tha nuk ka shqyrtuar personat ekspert shënimet që ai i ka deponuar.

Avokati i nënës të katërvjeçarit Almir, Ibrahim Bajrami shtoi se ekspertiza është jo e plotë.

I dyshuari ngarkohet se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka shtypur me veturë Almirin afër Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë pas incidentit që ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriç.

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *