Home / Kryesoret / Spasovski: Dorëzuam iniciativë për vazhdimin e seancës, Veljanovski nuk ka arsye që të mos e thërrasë seancën

Spasovski: Dorëzuam iniciativë për vazhdimin e seancës, Veljanovski nuk ka arsye që të mos e thërrasë seancën

Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së sot në një konferencë për shtyp në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prezantoi iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive në mënyrë që të zgjidhet spikeri i ri i Kuvendit, transmeton Gazeta Express.

Spasovski mes tjerash tha se në iniciativë janë 67 nënshkrime të
deputetëve të Maqedonisë si dhe potencoi se tani më ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk ka arsye që të mos thërrasë seancën konstituive.
“Sot dorëzuam iniciativë për vazhdimin e seancës të Parlamentit, me 67
nënshkrime të deputetëve të Parlamentit. Presim që Trajko Veljanovski
menjëherë të thirrë seancë konstituive. I pari hap do të jetë zgjidhja e
Kryeparlamentarit të ri, dhe pastaj do të formohet qeveria e re”, ka
theksuar mes tjerash Oliver Spasovski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *