Home / Lajme / Maqedoni / Spasovski i LSDM-së e quan akt të turpshëm vendosjen e flamurit shqiptar në Kumanovë!

Spasovski i LSDM-së e quan akt të turpshëm vendosjen e flamurit shqiptar në Kumanovë!

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputeti nga Kumanova, Oliver Spasovski ka reaguar ndaj siç e quan ai provokim të qëllimshëm të heqjes së flamurit shtetëror në qendër të Kumanovës dhe vendosjes së flamurit shqiptar.

“Sot ndodhi një akt të turpshëm i heqjes së flamurit maqedonas nga shtiza në qendër të Kumanovës. E dënoj këtë ngjarje nga kushdo qoftë dhe për çfarë do interesi. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qytetit tim për qetësi dhe të tregojmë se gjëja më e rëndësishme që në Kumanovë është bashkëjetesa në të dhe në Maqedoni. Rroftë Republika e Maqedonisë “, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Spasovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *