Home / Kryesoret / Spasovski tregon arsyen pse pranuan kryetar të VMRO-së

Spasovski tregon arsyen pse pranuan kryetar të VMRO-së

Oliver Spasovski nga LSDM-ja tha se gjatë ditës së sotme do t’i propozohet Kuvendit që të thirret seancë në të cilën do të votohet përbërja dhe kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, transmeton Televizioni Koha.

“Përfundoi koordinimi, dua të njoftoj se kemi arritur marrëveshje për përbërjen  dhe kryetarin e Komisionit. Ne pranuam që kryetari të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Me qëllim që të zhbllokohen proceset, të funksionojnë institucionet dhe qytetarët të mos jen peng të politikës,  për shkak se nga kjo situatë më së shumti pësojnë qytetarët, ekonomia e kështu me radhë. Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë do të vazhdoj të ecë përpara”, tha Oliver Spasovski, LSDM, raporton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *