Home / Kryesoret / Stacioni i filtrimit të ujit pranë përfundimit.

Stacioni i filtrimit të ujit pranë përfundimit.

Faza e dytë dhe përfundimtare e ndërtimit dhe vënies në funksion të Sistemit të ri të ujësjellësit është ndërtimi i Filter Stacionit i cili është pranë përfundimit.

Bëhet fjalë për një sistem bashkëkohor dhe të digjitalizuar të filtrimit mekanik dhe kimik të ujërave sipërfaqësor, të cilat grumbullohen nga lokaliteti Leshnicë dhe që me përfundimin e tubacionit vitin e kaluar, arrijnë në Filter Stacionin ku bëhet pastrimi i ujit me qëllim që i njëjti të jetë i gatshëm për pije.

Pas vendosjes dhe vënies në funskion të filter stacionit muajin që vjen, do të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë në qytet edhe për 220l/sek, me çka pritet të përmbyllet përfundimisht kapitulli 20 vjeçar i mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *