Home / Kryesoret / Sulmohet gazetari Borjan Jovanovski, akuzon përkrahësit e VMRO-së (VIDEO)

Sulmohet gazetari Borjan Jovanovski, akuzon përkrahësit e VMRO-së (VIDEO)

Gazetari dhe kryeredaktori i Nova TV, Borjan Jovanovski, i cili asnjëherë nuk ka nguruar që publikisht të deklarojë se është i martuar dhe ka familje të shëndoshë me një shqiptare, sot derisa ishte ulur në një restorant të Shkupit, është kërcënuar nga një djalë i ri me një kapelë në kokë, i cii e ka sulmuar verbalisht dhe më pas e ka pështyrë në fytyrë, transmeton Gazeta Express.

“Isha në drekë me mikun dhe kolegun tim Atanas Kirovski. Papritur tek tavolina jonë u afrua një djalosh të cilit akoma nuk i kishte dalë mirë mjekra. Pra i mitur. M’u drejtua me fjalët “tradhtar”. E pyeta se a e di se çka po flet. Kurse ai më pështyu në fytyre dhe u largua. Fëmija është i lajthitur. Si duket porositësi është i njohu, sepse ishte prezent në restorant ‘Vodenica’. Porosia është marrë. Dërguesi është po ashtu i njohur. Milenko Nedelkovski. Shkurt të përfundoj, të dy do të përgjigjeni, kurse nga patriotizmi dhe dashuria ime për Maqedoninë demokratike dhe evropiane kurrë nuk do të më ndaloni”, ka shkruar në profilin e tij gazetari Borjan Jovanovski, për rastin në fjalë.

Rreth dy vite më parë, Jovanovskit, kur raportonte për të ashtuquajturat “bomba”, para shtëpisë i vendosën një kurorë varri.

Kohëve të fundit sulme të këtilla kanë pasur edhe personalitete tjera të njohura në Maqedoni, si gazetari Branko Trickovski, muzicienti Zlatko Origjanski e të tjerë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *