Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohet një grua e punësuar në sportelin e NQP Shkup

Sulmohet një grua e punësuar në sportelin e NQP Shkup

Një grua e punësuar në sportel për bileta të NQP Shkup në rrugën “Zhan Zhores” mbrëmë u sulmua nga një autor i panjohur deri tani, kumtoi MPB-ja.

Sulmuesi rreth orës 19:30 është futur në sportelin e NQP nr.15, duke tentuar për të kryer grabitje. E punësuara në sportel Z.L. e ka hapur derën me qëllim që të largohet por ka hasur në rezistencë nga autori i cili e ka kapur për qafe dhe e ka futur brenda, më pas duke e kapur për floke ia ka përplasur kokën tek korniza e derës, pas çka ajo ka kërkuar ndihmë nga fqinjtë, transmeton Gazeta Express.

Po ndërmeren masa për ndriçimin e rastit dhe kapjen e autorit, informoi MPB-ja.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *