Home / Kryesoret / Takim i kryetarit të LSDM-së Zaev me ambasadoren boshnjake Babiq

Takim i kryetarit të LSDM-së Zaev me ambasadoren boshnjake Babiq

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pati takim me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq, në të cilin është biseduar për nevojën nga zgidhja më e shpejtë e krizës politike në Maqedoni.

“Presim të hënën të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do ta njoftojë Gjorge Ivanovin se është i obliguar menjëherë të ma japë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev, kumtoi LSDM.

Në takim është biseduar edhe për pritjet e oponionit vendor, qytetarëve dhe sektorit të biznesit për stabilizim dhe zhvillim të Maqedonsë dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Bosnjë e Hercegovinën.

Zaevi ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe NATO i mbështesin proceset demokratike në Maqedoni dhe i hapin dyert për perspektivat strategjike të vendit.

“Në mënyrë demokratike kemi siguruar shumicë prej 67 deputetëve dhe Program të qeverisë së re reformuese për Maqedoni unitare, kushtuar nevojave të qytetarëve. Nuk guxon askush t’i bllokojë institucionet për qëllime personale dhe të fshihet nga përgjegjësia për vepra të bëra kriminele”, ka nënvizuar kryetari i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *