Home / Kryesoret / Talat Xhaferi, oficeri i Armatës Jugosllave, dezertori ARM-së 2001 dhe Forina i UÇK-së, që do të zgjidhet kryeparlamentar i Maqedonisë

Talat Xhaferi, oficeri i Armatës Jugosllave, dezertori ARM-së 2001 dhe Forina i UÇK-së, që do të zgjidhet kryeparlamentar i Maqedonisë

Talat Xhaferri, ushtaraku egocentrik  i Armatës së Jugosllavisë dhe më pas Armatës së Maqedonisë së fundi është kandidati që pritet të zgjidhet për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Ai u lind më 15.04.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit.  Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak. Pas kësaj vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, ashtu që u regjistrua dhe studjoi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ – drejtimi këmbësori në Beograd dhe më pas Sarajevë. Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohetg në Armatën e Maqedon isë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Më 28 prill të 2001, derisa po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedonisë mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferri braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina.

Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013.

Rikthehet si deputetë në mandatin e kaluar, ndërsa me rizgjedhjen në si deputet në zgjedhjet e fundit, ai është propozuar për postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë. Xhaferi është shqiptari i dytë në post pas Vullnet Starovës i cili ishte kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të federatës së Jugosllavisë nga viti 1986 – 1991. Në përgatitjen e fundit profesionale shkruan se ai ka mbrojtur titullin e magjistrit të mbrojtjes, në  Fakultetin filozofik, Universiteti “Shën  Cirili dhe Metodi”, Shkup.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *