Home / Kryesoret / Taravari tregon për herë të parë për mos bashkëpunimin me Lëvizjen Besa! Ivanovin e quan ”tru kauçuku” (VIDEO)

Taravari tregon për herë të parë për mos bashkëpunimin me Lëvizjen Besa! Ivanovin e quan ”tru kauçuku” (VIDEO)

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka qenë i ftuar në edicionin e parë të emisionit ”Fol Tash” në Televizionin Koha ku ka folur për aktualitetin politik në Maqedonisë dhe sfidat e demokracisë në vend. Taravari, ekskluzivisht ka folur për dështimin që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e fundit, duke e fajësuar publicistin Kim Mehmeti. Ai gjithashtu ka kërkuar që Albin Kurti të flet për këtë rast pasi ai e di fajtorin kryesor.

 ”Kur nisëm aktivitetin politk dhe ne kemi pasur kontakte të rregullta me Lëvizjen Besa. Unë e kam pas autorizimin për të vazhduar bisedimet me këtë parti. Kryetari Sela më autorizoi që ta kryej këtë punë vetëm që të referohem para kryesisë qendrore deri ku janë punët. Shumë shpesh akuzohet zotëri Sela se ai paska penguar bashkëpunimin opozitar. Publikisht e them, me plotë përgjegjësi dhe si asnjëherë më parë, në asnjë moment ai nuk më ka thënë bën kështu ose mos komuniko ose mos u ul. Përkundrazi, ai ka insistuar që të shkohet te Besa dhe të bisedohet bashkimi ose bashkëpunimi opozitar. Ne me disa anëtarë të Besës uleshim gati çdo javë dhe çdo dy javë për të biseduar. Tentuam disa herë për ta nënshkruar. Para emisionit Click Plus atëherë ju thash a e bëjmë zyrtare bashkëpunimin opozitar me lista të përbashkëta. Këtë ia tregova edhe Selës, sot mund ta bëjmë përhajr bashkëpunimin opozitar. Ai tha lirish jepeni dorën dhe bëjeni përhajr në emision dhe bëjeni publike. Dhe ju them këtyre të Besës, a e bëjmë sot përhajr dhe dalim me lista të përbashkëta? Përgjigja ishte, jo do të presim se ne do të bëjmë një këshill opozitar, që atëherë ishte këshill mbipartiak. Ju mund të bëni organe tjera partiake, mund të mbani kongres, ju thash. Por nuk pranuan që të bëhet publike ajo. Pse nuk e di! Para asaj kishim takim edhe tek Albin Kurti, i cili është munduar që të bëhet ky bashkëpunim opozitar. Ai shumë personave ju ka thënë se faji për mos bashkëpunimin opozitar qëndron tek ata, tek Lëvizja Besa. Kurti e ka obligim moral që të del dhe të tregon se pse nuk është bërë bashkëpunimi opozitar. Ka pasur edhe tentativa tjera, të cilët gjithashtu e kanë për detyrë që të del dhe të tregojnë se pse është nuk është bërë bashkëpunimi opozitar. Tek këshilli mbipartiak u kyq Kim Mehmeti. Prej atëherë ne nuk jemi takuar me Lëvizjen Besa. Nëse do të bashkëpunonim, BDI-ja do të ishte histori. Kim Mehmeti e bëri misionin e tij. Nuk e la të bëhej bashkëpunimi opozitar! Dhe çfarë bënë shqiptarët? Të zhgënjyer, e votuan LSDM-në. A ishte ky misioni i Mehmetit? Nuk e di! është mirë të analizohet. Disa vite pas kësaj të gjithë të vërtetat do të dalin në sipërfaqe. Ne do të mundohemi që të ulemi dhe të vendosim ura komunikimi për zgjedhjet tjera.” tha në Taravari në emisionin ”Fol Tash” në Televizionin Koha.

 Presidentin Ivanov e ka quajtur si të pa rëndësishëm në shtet duke thënë se ai i përfaqëson vetëm maqedonasit si kryetar.

 ”Ivanov mua më asocon në fikus, tru kauçuku. Ai është njeri i cili është i shprazët, me asnjë autoritet në shtet. Ai duhet të jetë shembull por ky e then Kushtetutën. Nuk e ka guximin intelektual. Nëse do të kishte intelektualitet, ai në një moment do të thoshte STOP. Ky është kryetar vetëm i maqedonasve. Prej shqiptarëve këtë e ka votuar vetëm një parti shqiptare që sot ka dy deputetë. Në të ardhmen duhet të zgjidhet nga Parlamenti.” tha në Taravari në emisionin ”Fol Tash” në Televizionin Koha duke e komentuar kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.

 Taravari ka folur edhe për zërat se do të jetë kandidat i Aleancës për shqiptarët për komunën e Gostivarit dhe për mundësinë që ai të jetë ministër i shëndetësisë në qeverinë e re. Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e ndërkombëtarëve dhe të mediave në shoqërinë e Maqedonisë. Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” do të transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Grubi: Ligji për gjuhën shqipe së shpejti në Kuvend

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *