Home / Kryesoret / Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës kërkojnë hetim ndërkombëtar (Video)

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës kërkojnë hetim ndërkombëtar (Video)

Në Kumanovë kam ardhur si shumica e grupit, ndërsa arsyeja ka qenë ftesa e një qytetari nga Maqedonia, i cili thoshte se situata është e tensionuar dhe shqiptarët duhet të mbrohen. Kështu deklaroi në dëshminë e tij para trupit gjykues, Enver Hoxha-Klejn, njëri nga të akuzuarit e Rastit të Kumanovës.

I pyetur se me cilët persona nga Maqedonia ka kontaktuar dhe a i di emrat e tyre, Hoxha tha se për shkak që nuk u besoj Gjykatës dhe Prokurorisë, emra do të përmend kur rasti të hetohet nga institucionet ndërkombëtare. I akuzuari Enver Hoxha ka folur edhe për keqtrajtimin që i është bërë gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje nga policia, pas pyetjes së parashtruar nga i akuzuari tjetër Lendrit Rustemi.

“Keqtrajtime në polici kam pasur disa herë. Herën e parë ma kanë vendosur një qese në kokë dhe ma kanë mbajtur revolen tek koka. Këtë e ke parë edhe vet ti. Nuk kam mund të marr frymë, dhe kjo ka zgjatur rreth një orë. Herën e dytë në një stacion tjetër të policisë përsëri më kanë vendosur qese ne kokë dhe revolen, në dhomën e stacionit ka pasur 4 a 5”, ka thënë Enver Hoxha – Klein, i akuzuar për rastin e Kumanovës.

Avokatja e të akuzuarit Hoxhaj, Artene Ademi-Iseili deklaroi se klienti i saj vendosi të dëshmojë para trupit gjykues për të shprehur mosbesimin ndaj institucioneve juridike të vendit.

“I njëjti shfaqi dyshimet në hetimin e mirëfilltë të këtyre ngjarjeve, insiston dhe kërkon hetim të mirëfilltë, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Artene Ademi-Iseili, avokate mbrojtëse.

Ndërsa, avokati tjetër i disa të akuzuarve nga rasti i Kumanovës, Naser Raufi, tha për Tv Shenja se emri i publikuar nga disa portale i inspektorit nga Kumanova, Armend Afuzi është e pavërtetë.

“Disa portale bënë spekulime që është Armend Afuzi me mbiemër. Jam i sigurt prej dëshmive deri tani dhe prej vetë të akuzuarve që nuk është personi në fjalë Armend Afuzi, por ndonjë Armend me mbiemër që ende nuk e kemi detektuar. Ne e kemi konfirmuar këtë punë dhe e kemi argumentuar në kontakt me vetë të akuzuarit që personi nuk është Armend Afuzi, është me emrin Armend, por mbiemrin nuk e kemi konfirmuar deri më tani, është e sigurt që nuk është personi Armend Afuzi”,ka deklaruar Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Në seancën e kaluar, i akuzuari tjetër, Genc Sefaj deklaroi se grupi kishte ardhur në Kumanovë për t’u dërguar porosi institucioneve të shtetit përmes një kumtese për mediat, që të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja e Ohrit./Telegrafi/

blob:https://www.dailymotion.com/ffd04b05-8ae3-46d9-8182-72975983141e

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *