Home / Kryesoret / Të enjten pritet të mblidhet Parlamenti i Maqedonisë

Të enjten pritet të mblidhet Parlamenti i Maqedonisë

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit, si hap i parë që do të konfirmojë shumicën parlamentare mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët, shkruan gazeta Koha.

Jozyrtarisht flitet për ditën e enjte kur do të thirret Parlamenti për vazhdimin e seancës konstituive, ngaqë ajo u la përgjysmë gati dy muaj më parë, kur dhe u verifikuan vetëm mandatet e 120 deputetëve të rinj për përbërjen parlamentare 2017-2021.

Aktualisht, kryesuesi i seancë është ish-kryeparlamentari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanosvki, i cili duhet të thërras seancën e ardhshme konstitutive.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *