Home / Kryesoret / Të hënën mbyllen dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori”

Të hënën mbyllen dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori”

Prej të hënën dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” do të mbyllen për shkak mungesës së 180 infermiereve, këtë gjë e vërtetoi për “Fokus” drejtori i spitalit Sasho Stojçev. Sipas tij, mbyllja është zgjidhja e vetme…

Prej të hënën dy reparte të Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” do të mbyllen për shkak mungesës së 180 infermiereve, këtë gjë e vërtetoi për “Fokus” drejtori i spitalit Sasho Stojçev. Sipas tij, mbyllja është zgjidhja e vetme për momentin sepse nuk mund ta arrijnë ritmin e punës që e kanë, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për repartin e Pulmologjisë me Endokrinologji të Përgjithshme dhe Urgjente, kurse tashmë një periudhë të caktuar është bashkuar edhe reparti i lëkurës me infektiven. Edhe pse deri tani, udhëheqësia e spitalit disa herë ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë për problemin me të cilin përballen, megjithatë ata gjatë gjithë kohës i kanë injoruar.

“Ky ritëm i punës nuk arrihet me vetëm 260 infermiere. Na mungojnë edhe 180 infermiere, ajo që na mungon e plotësojmë me njerëz me kontratë. Për momentin kemi 60 të tillë, prej të cilëve 50 janë me kontratë përmes Ministrisë së Financave. Në spital janë angazhuar edhe 22 të tjerë që punojnë pa pagesë. Ata edukohen, por nuk janë vullnetar”, theksoi Stojçev.

Spitali Shtetëror “8 Shtatori” tashmë një periudhë të gjatë përballet me probleme për shkak mungesës së personalit mjekësor dhe deri tani disa herë janë mbyllur disa reparte pikërisht për këtë arsye. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov deri tani nuk ka dalë që publikisht të shpjegojë se çfarë po ndodh në spital, i cili mbulon kapacitet të lartë të njerëzve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *